Koncerti në 'Air Albania', Ermal Meta konferencë për shtyp: Nder i madh, po dridhem që sot! Nesër do bëj koncertin më të mirë të jetës sime

Duke mos i fshehur emocionet që do të këndojë në Atdheun e tij, këngëtari Ermal Meta premton se do të mbajë nesër koncertin më të mirë të jetës së tij. Në konferencën për shtyp, i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Meta u shpreh se pavarësisht se është hera e tretë që këndon në Shqipëri, i duket si hera e parë dhe se po dridhej nga emocionet.

Ai tha se do t'i 'shkrijë' të gjitha energjitë në skenë, ndonëse për të është hera  eparë që do të  bëjë një koncert në stadium.

"Është një nder shumë i madh për mua, hera e 3 që bëj koncert këtu dhe sa herë vij më duket si hera e parë sikur nuk kam bërë kurrë një koncert, po dridhem sot imagjinoni nesër. Nesër do mundohem të bëj koncertin më të mirë në jetën time. Është hera e parë që bëj koncert në një stadium dhe të gjitha energjitë do i shkrijë mbi skenë", tha ai.

Meta foli edhe për eksodin shqiptar dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, teksa u shpreh se ndihet si një urë mes dy kulturave. Ai tha se para 30 vitesh, populli shqiptari pati mundësinë ta 'vizatonte' vetë tablonë e jetës së tyre, mundësi që e 'kapi' edhe këngëtari. Ai u shpreh mirënjohës që lindi në Shqipëri, teksa tha se pati mundësinë të shikojë çdo gjë nga poshtë për të shkuar lart.

"Është moment i veçantë, janë 30 vite lidhje mes dy shtetesh, dy popujsh dhe e ndjej veten një farë ure mes këtyre dy kulturave. Para 30 vitesh ndodhi një gjë shumë e rëndësishme, populli shqiptar pa mundësinë që të kishte një hapje ndaj të ardhmes dhe ta pikturonte tablon e vetë. Kjo është gjëja më e rëndësishme që të ketë një person, liria, këtë mundësi e pata dhe unë. Jam shumë mirënjohës që linda në këtë vend, pat afatin të shikoj çdo gjë nga poshtë për të shkuar lart", u shpreh këngëtari.

Ermal Meta do të këndojë nesër në stadiumin "Air Albania" në Tiranë, ku koncerti pritet të fillojë pasdite në orën 19:00. Ekskluzivisht për Report Tv, Ermal Meta tha disa ditë më parë se do të këndojë shqip, për publikun shqiptar që sigurisht e ka veçuar nga të gjithë, si më të veçantin.

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë. Pas shumë muajsh pauze prej pandemisë, Ermali ka vendosur të kryejë turin e tij të parë muzikor.  Një turne i cili do t’i japë fund mungesës së koncerteve, por në të njëjtën kohë do të ketë një rëndësi emocionale për këngëtarin prezenca e tij në Shqipëri.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi disa detaje sa i përket zhvillimit të koncertit nesër më 17 shtator.

"Ne do të hapim dyert e stadiumit duke qenë se do respektojmë edhe masat Covid, edhe distancat, sigurisht edhe protokollin e sigurisë nga Federata. Do t'i hapim dyert që në orën 17:00 që të kemi mundësi të fillojmë me koncertin në orën 19:00 dhe të japim mesazhin që jo vetëm që Tirana është hapur por që në duam ta shijojmë jashtëzakonisht këtë raport special që ne kemi me Italinë dhe në 30 vjetorin e eksodit dhe këtij raporti ku ndoshta fabulën më të bukur por ndoshta dhe më unike e ka Ermali të kemi mundësi të prodhojmë një histori suksesi", sqaroi Veliaj.

Më tej ai tha: "Do jetë hera e parë që ne bëjmë një koncert në stadiumin e ri, ndoshta dhe për të provuar atë multi funksionalitetin. Ky është një vend ku luhet futboll, po ky është një vend edhe ku kodohet edhe ne kemi qendrën TUMO, po këtu është një vend dhe ku bëhet muzikë dhe ne kemi disa medias dhe disa radio, po këtu ka edhe kompani të huaja. Ndërkohë që duam që të ketë edhe muzike edhe jetë kulturore për qytetin".

Ndërsa ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci tha se ndihet i lumtur për organizimin e këtij koncerti, që tregon më së miri edhe marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë.

"Në këto 30 vite, Shqipëria ka ndryshuar vërtet fytyrë, ka bërë hapa gjigante përpëra. Në këtë rrugëtim, Italia ka qenë përherë përkrah Shqipërisë. Jemi vende të veçanta, jemi vende mike, të lidhur nga historia, gjeografia, kultura, ekonomia, shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë, janë të parët në renditjen e këtyre klasifikimeve", nënvizoi Ambasadori.

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD