Dhjetëra të arrestuar në Rusi pas homazheve për Navalnyn

Së paku 32 njerëz u arrestuan në Rusi për shkak se po bënin homazhe për liderin e ndjerë opozitar rus, Alexei Navalny, dhe po e shënonin dyvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Sipas grupit për të drejtat e njeriut ata u arrestuan gjatë përkujtimeve në nëntë qytete ruse. Njëzet e shtatë nga të arrestuarit kishin vendosur kurora me lule për nder të Navalnyt, i cili vdiq nën rrethana të paqarta më 16 shkurt në një burg të largët rus në Arktik. Njëzet gra të ushtarëve rusë, të cilat po merrnin pjesë në një tubim të thirrur nga një grup për trajtim më të mirë të rekrutëve, u arrestuan së bashku me tre persona që po protestonin kundër luftës. Dje u bënë dy vjet nga nisja e pushtimit të paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës nga Rusia.

Ndërkohë, në ditët pas njoftimit për vdekjen e Navalnyt, policia ruse i ka shtypur përpjekjet për ta përkujtuar vdekjen e tij, duke i larguar memorialet e improvizuara për nder të tij në disa qytete ruse, si dhe duke i arrestuar qindra njerëz.

Navalny ka qenë kritiku më i madh i liderit rus për vite të tëra.

Në gusht 2020, lideri opozitar rus ishte helmuar me agjent nervor Noviçok, dhe asokohe kishte fajësuar aparatin shtetëror, në krye me Putinin, për atë vendim.

Navalny ishte shëruar në Gjermani pas helmimit, dhe në ditën e kthimit në Rusi, ishte dërguar në burg.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja