Klasa e parë 5 vjeç! Ekspertja: Kujdes, rrezik nga bullizmi! Të qëndrojnë më shumë në kopësht, parashkollori i detyrueshëm

Regjistrimi në klasën e parë edhe të 5 vjeçarëve që bëjnë 6 vjeç brenda 4 muajve deri në 31 dhjetor veçohet i drejtë nga ekspertët e arsimit. Por Valbona Nathanaili thotë se kërkohet kujdes i veçantë nga mësuese për diferencën e zhvillimit social të nxënësve që mund të bien pre e bullizmit. Sipas saj alternativë më e mirë do të ishte sistemi me parashkollor të detyrueshëm.

Nisma që po diskuton Ministria e arsimit që edhe një fëmijët që nuk i ka mbushur 6 vjeç, por e arrin këtë moshë brenda 31 dhjetorit të atij viti, mund të regjistrohet në klasë të parë, për disa qytetarë është i drejtë, e për disa të tjerë jo.

"Jo jo, pa mbushur 6 vjeç. Po është e vogël. Më mirë 6 edhe lart. Më e rritur, kupton.

Nëse është fëmija i zhvilluar, ka prirje, pse jo?"

Për Eksperten e arsimit, Valbona Nathanaili, një ndryshim i tillë është i mirë, por që të funksionojë, nevojiten disa kushte. Pavarësisht diferencës së vogël moshore, disnivelet mund të jenë të mëdha sipas saj.   

"Mësuesit duhet të jenë të përgatitur për të përballuar fëmijë që janë në moshë më të ulët. Kërkojnë një qasje ndryshe, një mbështetje më të madhe. Bëhet fjalë për një diferencë të madhe në muaj, por në këtë moshë këto diferenca të vogla moshore, përkthehen në disnivele të mëdhaja për sa i përket nxënësve me njëri-tjetrin, zhvillimit intelektual, social, emocional. Duke u futur në një klasë me fëmijë me të mëdhenj, mund të bëhet shkas për bullizëm."

Ekspertja Nathanaili rekomandon si zgjidhje me të mirë sistemin me parashkollor të detyrueshëm.  

"Le të rrijë më shumë në kopsht dhe ta fillojë shkollën me të gjithë pjekurinë që kërkon mosha.  Në këtë fazë që jemi duhet të ishte parashkollori i detyrueshëm. Kjo duhet të ishte ajo me të cilën duhet ta fillonim vitin e ardhshëm shkollor."

Për propozimin nga ministria që asnjë mësues apo punonjës i dënuar më parë për vepra penale që lidhen me të miturit, nuk do të lejohet që të ushtrojë më profesionin, për eksperten Nathanaili vendim është i vonuar.

"Është shumë i vonuar. Unë nuk e kuptoj si një person me precedent penal mund të kthet sërish në sistemin arsimor. Sistemi arsimor mbështet mbi vlerat më shumë se sa mbi ligjin".

Gjithashtu, në projektligjin e ri të arsimit të nxjerrë në konsultim publik, janë propozuar edhe ndryshime në mënyrën e emërimit të drejtorëve.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Perla: 13/07/2022 13:44

    Spo kuptoj pse gjith kjo injorance.Kush e ka mbjelle kaq rende.A nuk eshte me e demshme qe nje femije qe vitin e kaluar bente 6 ne 1 tetor apo dhjetor dhe qe per shkak te ligjit nuk u rregjistrua dot dhe fillon kete vit shkollen si 7 vjecar ne nje klase me 6 vjecar.Te gjith keta 7 vjecaret do lihen menjane e nuk do nxene aq sa duhet madje keta do bullizohen pasi e kane te pamundur te bejne regres dhe te mesojne sebashku me 6 vjecaret.Madje ka raste qe keta persona dhe sipas sondazheve statistikore jane ata qe mbushin stolin e rezervave dhe ne mesime jane te prirur per te dale dobet.Nuk mbroj qasjen e qeverise,pasi eshte teper e vonuar,por mbroj faktin se evropa ka 1 shekul apo me shume qe e ka keshtu dmth qe regjistrohet ai nxenes qe ben 6 deri ne 31 dhjetor.Madje dhe Kosova se ata jane me te zgjuar se ne.Kush jemi ne qe te bejme shpikje e te cojme dem nje vit te tere te mijra femijeve shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?