Dhjetor '90, Edi Rama: Lëvizja
studentore edhe sot është unikale

Dhjetor '90, Edi Rama: Lëvizja<br />studentore edhe sot është unikale
TIRANË - Grupimi “Dhjetor '90” ka nisur aktivitetet në përvjetorin e 23-të të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit. Në takim ishin studentë të atij viti dhe pedagog, e mes tyre edhe kryeministri Edi Rama.

RAMA: TI KTHEHEMI ATIJ DHJETORI E TA SHIKOJMË ÇDO VIT
Është forca e atyre ëndërrave që e sjellin Shqipërinë gjithmonë e më pranë Europës, shumë më ndryshe nga ato ditë  që të gjithë ne që ishin këtu e jetonim ëndërrën si një realitet. Sot dhe për çdo dhjetor ti kthehemi pas atij dhjetori që të shohim se ku jemi se kush më shumë e kush më pak kemi qenë protagonistë dhe të japim llogari.

Lëvizja e dhjetorit e jetoi të tashmen me forcën që përkuli të gjithë kufinjtë, tejkaloi kufijntë e të shkuarës. Një ëndërr që mori forcë nga bashkimi dhe i bashkoi të gjithë. Kjo është një ëndërr që edhe sot na jep fuqi për të ecur para.
 
Edhe në këtë dhjetor kemi ende ëndërrën e Shqipërisë europiane. Por jo vetëm për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa, por për tu bërë europianë, për të ndërtuar një model të suksesshëm, për ta bërë Shqipërinë pjesë të lëvizjeve të ndryshme.
 
Falë asaj lëvizjeje, sot shqiptarët e kanë Europën pjesë të përditshmes së tyre. Mbetet ende legjitime krenaria për atë dhjetor. Përpjekjet dhe kërkesat e asaj lëvizjeje janë dhe mbeten gjithmonë burim i një jehone të fuqishme për të vënë në lëvizje transformime të shoqërisë tonë.
 
Unë majtas dhe Mesila djathtas, por ju na dhatë mundësinë të dëshmojë se, kur dy korsitë janë pjesë e një rrugë, ka më shumë se një arsye për të shpresuar, jetuar dhe bindjen se pikërisht ekzistenca e një korsie tjetër bënë që rruga të shkojë më mirë.

AKTIVITETET PER LEVIZJEN E DHJETORIT
Sot në orën 12.00 në Qytetin Studenti tek Sheshi Demokracia, pranë Përmendores së Princit të Mendjeve te Lira, Azem Hajdari zhvillohet ceremonia "Një lule për ty Azem".

Me rastin e kësaj ngjarjeje do të ketë një deklarate për mediat mbi qëndrimet e Grupimit "Dhjetor 90" për aktualitetin e vendit tonë në përvjetorin e 23-të të Pluralizmit Politik.
 
Ndërsa në orën 18.00 në Hotel Tirana International (Salla ABRET) do të jetë pritja tradicionale me të ftuar specialë (fjalime, mbresa dhe kujtime nga protagoniste dhe te ftuar ne shoqërinë e verës dhe tingujve të muzikës klasike).

Redaksia Online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit