Muaji dhjetor ka shënuar rrritjen më të madhe të çmimeve për vitin e shkuar. Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni në muajin dhjetor arriti në 2.2%, ndërkohë që mesatarja vjetore e tij mbeti në 1.3%.
Muajt e parë të vitit u shoqëruan me çmime mjaft të ulëta, situatë që u komentua nga disa analistë si rënie në deflacion të ekonomisë.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,65 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,18 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,16 pikë përqindje.
Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim e kulturë” kanë kontribuar secili me nga + 0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë shënuar rënie, duke kontribuar me -0,05 pikë përqindje në normën e inflacionit.
Redaksia online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO