SHKODER- Me dhjetëra hektare pyje dhe zona me shkurre janë përfshirë nga flakët në malin e Majës së Zezë të komunës Velipojë. Vatra e zjarrit është përhapur me shpejtësi e ndihmuar nga temperaturat larta dhe era, duke perfshirë një zonë shumë të gjatë. Nga pamundësia e mjeteve të përshtatshme për t'u ngjitur në këtë lartësi ka bërë që ky zjarr të vazhdojë të përhapet dhe t'iu afrohet dhe qendrave të banuara ne fshatin e Rrjollit. Për shkak të terrenit tepër të thyer malor ndërhyrja e zjarrfiksëve është e pamundur. Ndërkohë këtë të hënë kanë ndërhyrë edhe forcat e ushtrisë por shuarja e flakëve është e pamundur pasi flakët favorizohen nga era, dhe terrenit shumë te vështirë për të ndërhyrë. Sipas forcave të armatosura e vetmja ndërhyrje efikase do të ishte nga ajri. Dyshohet që zjarri të jetë vënë qëllimisht nga banorët e zonës për të hapur kullotat e reja dhe më pas flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke përfshirë gjithë faqen e malit. Situata po precipiton edhe ne komunën e Vig Mneles ku një masiv në Kullaxhi është përfshirë nga zjarri ndërsa terreni është mjaft i thyer dhe zjarrefikesit nuk kanë mundur të futen në këtë zonë, gjithashtu edhe as forcat e armatosura. Problematike paraqitet situata edhe në Rrethin e Malësise së Madhe, vatra e zjarrit në malin e Velecikut vijon te jetë aktive ku sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe bredh janë demtuar nga flakët të cilat kanë depërtuar në thellësi të një masivi pyjor. Ndërhyrja në këtë zonë është e pamundur për shkak të terrenit ndërsa në anën e shtetit fqinj të Malit te Zi kanë ndërhyrë nga ajri me 2 helikopterë duke shuar flaket, por ne pjesën tonë situata mbetet kritike. Ndërkohë në rrethin e Pukës në komunën e Iballës një zjarr i fuqishëm ka përfshirë dhjetëra hektarë me pyje, ndërkohë që erërat po ndihmojnë në përhapjen e flakëve.
)sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
)sg/shqiptarja.com)











