Dhoma Amerikane e Tregtisë:
“Qeveria të na japë më shumë kohë për konsultim”

Dhoma Amerikane e Tregtisë:<br />“Qeveria të na japë më shumë kohë për konsultim”

Sistemi i ri fiskal nuk është një çështje vëtëm per sipërmarrjet vendase, por edhe atyre të huajave duke marrë parsysh se operojmë në një treg të hapur dhe global. Për sa i përket, Dhomës Amerikane të Tregtisë, ajo ka vlerësuar faktin që Kryeministri së bashku me përfaqësues të qeverisë janë konsultuar me sipërmarrjet për hartimin e paketës fiskale. Ndërkohë, Dhoma Amerikane e tregtisë ka shprehur shqetësim në lidhje me faktin se, sipas saj, anëtarët e kësaj Dhome, nuk kanë marrë një informacion të detajuar zyrtar për ndryshimet, që priten të miratohen në sistemin e tatimeve. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka bërë të ditur se anëtarëve të saj nuk i është dhënë kohë e mjaftueshme për të dhënë një opinion zyrtar mbi paketën fiskale. Nga ana tjetër në këtë komunikatë sygjerohet se “ndryshimi i menjëhershëm i sistemit fiskal,  në mungesë të një debati publik efikas, mund të çojë në rritjen e evazionit fiskal”. Si rrjedhojë e argumentave të mësipërme, Dhoma e tregtisë syagjeron që paketa e re fiskale të mos hyjë në fuqi në 1 janar 2014, por të vazhdojë të konsultohet nga grupet e interesit.

Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(o.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit