Dhoma Amerikane e Tregtisë, nesër
edicioni i 13-të i Panairit të Punës

Dhoma Amerikane e Tregtisë, nesër<br />edicioni i 13-të i Panairit të Punës
TIRANË - Dhoma Amerikane organizon nesër në datë 31 maj ora 10.00 tek Hotel Tirana International, edicionin e 13 të Panairit të Punës. Ceremoninë e Panairit të Punës do ta përshëndesë Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crowford.
 
Në këtë edicion janë në lojë për të gjetur punonjës 16 kompanitë më të njohura në vend nga fusha e bankave, IT, telekomunikacion etj, të cilat kanë hedhur në tregun punës 40 vende të lira për pozicione si, specialist IT, ekonomistë, financierë, specialistë të marrëdhënieve të HR dhe juristë.
 
Ky aktivitet është unik për llojin e vet dhe ka sjellë një risi në tregun e punës. Të rinjtë profesionistë apo ata që duan të bëjnë karrierë, një herë në vit kanë mundësinë të përballen me kompanitë më prestigjoze në vend dhe të konkurrojnë për pozicionin e punës. Përballja e punëdhënësve dhe punëmarrësve për gjatë dy ditëve të Panairit tregon se cilat janë nevojat e kompanive për punonjës, profesionet më të preferuara dhe sa janë të përgatitur dhe profesional punonjësit për këto vende.
 
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ushtria libaneze apel banorëve: Shmangni zonat ku ushtria izraelite është ende e pranishme

Ushtria libaneze apel banorëve: Shmangni zonat ku ushtria izraelite është ende e pranishme