Dhoma Amerikane, me çdo qeveri
dialog, vërejtjet ndihmojnë biznesin

Dhoma Amerikane, me çdo qeveri<br />dialog, vërejtjet ndihmojnë biznesin
TIRANE - Dhoma Amerikane e Tregtisë ka saktësuar qendrimin e saj, pas përplasjes së tri ditëve më parë midis përfaqësueses së saj dhe kryeministrit Sali Berisha, gjatë takimit të këtij të fundit me investitorët e huaj. Ky takim, që ishte konceptuar nga kreu i Ekzekutivit si një lloj mitingu elektoral, “u prish” nga një lumë ankesash, që Floreta Luli Faber, drejtore ekzekutive e grupimit të bizneseve amerikane të pranishëm në Shqipëri, i drejtoi atij.

Mesazhi, i publikuar ditën e djeshme, me shumë diplomaci, i qendron deklarimit se përfaqësuesja e kësaj Dhome ka folur në emër të të gjitha bizneseve dhe se kjo Dhomë ka ndërmen edhe në të ardhmen të ngrejë shqetësimet e veta publikisht, si deri më sot, pavarësisht se kush qeveri është në pushtet.

Në vijim të takimit të fundit të Kryeministrit Sali Berisha dhe investitorëve të huaj, Bordi Drejtues i Dhomës Amerikane dëshiron të evidentojë edhe njëherë bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Dhomës Amerikane dhe të qeverisë shqiptare në zhvillimin e mëtejshëm të klimës së biznesit në interes të bizneseve amerikane, bizneseve vendase dhe atyre të huaja që operojnë në Shqipëri, theksohet në mesazh.

Më tej, shtohet se Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private dhe e pavarur e biznesit, e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.

Për të realizuar këtë objektiv themelor, Dhoma Amerikane ka bashkëpunuar gjithnjë ngushtë me të gjitha qeveritë shqiptare dhe e konsideron këtë bashkëpunim si të vetmen formë efikase për të realizuar këtë qëllim të përbashkët.

Një pjesë e aktiviteteve që Dhoma Amerikane organizon për interes të anëtarëve të saj, janë në bashkëpunim me institucionet qeveritare dhe shtetërore, për të bërë të mundur zhvillimin e kësaj lidhjeje organike që ndihmon forcimin e marrëdhënieve midis biznesit dhe administratës.

Gjatë punës së saj, Dhoma Amerikane është përpjekur të bëjë të njohur nëpërmjet dialogut të gjitha objeksionet, komentet, duke paraqitur edhe propozime për çështje dhe fenomene shqetësuese që ndikojnë në zhvillimin e biznesit të anëtarëve të saj. Kjo është konsideruar si një formë konstruktive e bashkëpunimit dhe ndihmon të dyja palët që të njihen me çështjet dhe të gjejnë rrugët e zgjidhjes për të rritur mundësitë e zhvillimit të biznesit në vend.

Dhoma Amerikane është e vendosur të vazhdojë të punojë për të përmirësuar të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm dhe gjen me vend të sigurojë edhe njëherë opinonin publik dhe anëtarët e saj se do të vazhdojë të diskutojë, dialogojë dhe bashkëpunojë në partneritet me çdo qeveri, për të bërë të mundur një klimë sa më pozitive investimesh dhe biznesi në Shqipëri, thekson mesazhi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve

Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve