Dhoma Amerikane: Ndaj nesh
fushatë e egër tatimore!

Dhoma Amerikane: Ndaj nesh<br />fushatë e egër tatimore!
TIRANE- Me anë të një deklarate për shtyp, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me refuzimin e vazhdueshëm të drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve për të zhvilluar një takim me përfaqësuesit e saj, që kërkohet disa herë rresht. Ata kanë vënë në dukje se dëshirojnë t’i shprehin atij një serë problemesh, që kanë konstatuar në veprimtarinë e tatimorëve, në kundërshtim me ligjet, por ka hasur në heshtje të pajustifikuar.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri informoi anëtarët dhe shtypin për organizimin e këtij Forumi Biznesi me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Z. Gazmir Spahija. AmCham ka përsëritur disa herë kërkesën për organizimin e kësaj tryeze që në Dhjetor 2011. Kjo ka qenë një traditë e këtyre takimeve në vite dhe kishim shpresuar që dialogu me administratën tatimore duhet të mbetej i hapur. Fatkeqësisht, ne nuk ishim të sigurt nëse Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve do të vinte në takim. Por anëtarët e AmCham, biznese shumë të rëndësishme dhe të suksesshme në këtë vend, kanë punuar seriozisht për t'u përgatitur për këtë aktivitet. Ne shpresojmë që shtypi do të na mbështesë për të adresuar tek z. Spahija shqetësimet tona dhe për të ndarë në formë publike shqetësimet serioze të komunitetit të biznesit për mënyrën se si po punon administrata tatimore, thuhet në një deklaratë të shpoërndarë për median.

Dialogu është e vetmja formë për të gjetur rrugët e një bashkëpunimi efektiv në bazë të të cilit duhet të qëndrojë gjithmonë ligji dhe zbatimi me drejtësi i tij. Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri përfaqëson 200 anëtarë që vijnë nga industri të ndryshme, thekson Dhoma Amerikane. Duke shtuar se “Ne duam t’ju bëjmë të ditur sot këtu jo thjesht shqetesime të bizneseve individuale por fenomene shqetësuese të një numri industrish, që mund të jenë të evitueshme nëse ligji zbatohet me korrektësi dhe inspektorët tatimorë nuk abuzojnë me ligjin. Interpretime të ndryshme ligjore kanë bërë që industri të tëra të gjenden në udhëkryq dhe të vënë në dyshim të ardhmen e tyre sepse paparashikueshmëria e ligjit dëmton në mënyrë serioze aktivitetin e biznesit dhe sidomos investimet e huaja. Qeveria duhet të jetë transparente në planifikimin dhe buxhetimin e saj fiskal dhe duhet të kërkojë mendimin e biznesit kur harton qëllimet dhe objektivat në politikat fiskale”, theksohet në këtë deklaratë.

Po ndërmerret një fushatë e egër tatimore ku inspektorët janë duke zbatuar një interpretim të ri të ligjit duke vendosur gjoba të rënda edhe për aktivitete të viteve të kaluara që kanë qenë madje të kontrolluara nga tatimorët. Një sjellje jo profesionale e inspektorëve tatimorë, mandati i të cilëve duket se është vetëm mbledhja e gjobave edhe pse aktiviteti i biznesit është në përputhje me ligjin ekzistues.

Rimbursimi i TVSH-së po shkon shumë ngadalë. Afatet ligjore për rimbursim kanë kaluar dhe kjo ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë pengesa thelbësore në veprimtaritë e kompanive. Kjo gjë ndikon në kushtet financiare të kompanive dhe sidomos likuiditetet. Sipas ligjit ne fuqi, bizneset tashmë pretendojnë që rimburismi i TVSH-së duhet të përfshijë edhe interesat për periudhën që nuk iu është bërë rimbursimi.

Kontrolle të përsëritura dhe të pajustifikuara kanë vështirësuar jetën e biznesit. Kontrollet e mëparshme tatimore konsiderohen gabim nga inspektimet e tjera që vijnë më pas. Inspektorët ndryshojnë interpretimin dhe zbatimin e ligjit. Ka inspektorë që vazhdojnë të kontrollojnë e rikontrollojne për të dhënat dhe veprimtarinë që nga viti 2006. E gjithë kjo situatë është shumë larg premtimit për të krijuar një klimë të qëndrueshme për biznesin dhe një atmosferë mikpritëse për investitorët dhe veçanërisht për investitorët e huaj.

Ne mbi të gjitha kërkojmë dhe shpresojmë që të gjitha problematikat e paraqitura të mos mbeten si fakte që thjesht i sjellim sot në këtë sallë. Dhoma Amerikane i ka paraqitur keto probleme me shpresën që do të ndiqen dhe t’i jepet një zgjidhje. AmCham do të jetë këmbëgulëse në të drejtën për t’i zgjidhur problemet e anëtareve të saj sipas ligjeve në fuqi, shton deklarata.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta