Dhoma Amerikane, promovim
Shqipërisë te investitorët e huaj
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford dhe Drejtorja Ekzekutive, Floreta Luli-Faber angazhohen për të promovuar Shqipërinë, si një destinacion atraktiv për investitorët dhe koorporatat e huaja.
TIRANË- Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford dhe Drejtorja Ekzekutive, Floreta Luli-Faber angazhohen për të promovuar Shqipërinë, si një destinacion atraktiv për investitorët dhe koorporatat e huaja. Ky qëndrim i bashkohet përpjekjeve të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati të cilët ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-mun, për të marrë pjesë në Sesionin e 69-të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Në vazhdën e punës për promovimin e një klime pozitive investimesh, AmCham-i fokusohet jo vetëm në paraqitjen e shqetësimeve në mënyrë konstruktive për mënyrën se si mund të përmirësohet ambienti i të bërit biznes, por gjithashtu do të vlerësojë dhe do të vërë në dukje progresin e arritur deri më sot. Këtë vit, AmCham-i dëshiron të drejtojë vëmendjen në ndryshimet e nivelit të taksimit mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, në mënyrë që të theksojë ndryshimet, të cilat mund të nxisin evazionin fiskal, dukuri të cilën dëshirojmë ta shmangim”, bënë të ditur burimet zyrtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Në të shkuarën, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka theksuar problemet lidhur me gjobat e vendosura në mënyrë arbitrare, shqetësim, i cili i ka shtyrë kompanitë të lëvizin brenda rajonit. “Këtë vit, dëshirojmë të theksojmë se, anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë vënë re një përmirësim të madh në këtë aspekt, në sajë të përpjekjeve të qeverisë Rama, e cila e ka trajtuar me prioritet këtë çështje”, vijuan burimet. Vënia e gjobave, sipas burimeve zyrtare, "mbetet një çështje që Dhoma Amerikane e Tregtisë do të vazhdojë të monitorojë, por ndërsa kemi marrë komentet për Paketën Fiskale 2015, kjo çështje nuk është ngritur më si një nga shqetësimet e kompanive tona anëtare".
Marrë nga "ATSH"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?
-
I nevojshëm
70.6%
-
I pa nevojshëm
24.4%
-
Nuk kam mendim
5%
Vota total: 3672
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, me standarde për tu përdorur dhe për qëllime ushtarake! Kredia 98 mln euro nga BERZH kalon tek 'Ligjet'
27 Maj, 18:26
-
Ervin Gjadri: Kolegji Saverian i Shkodrës, shkollë elitare me të njëjtin nivel si kudo në Evropë
27 Maj, 18:25
-
FOTO/ Humbi jetën teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Tiranë, kush është 53-vjeçari
27 Maj, 18:11
-
Parada e motoristëve në Washington me rastin e Ditës së të Rënëve ‘Memorial Day’
27 Maj, 18:02
-
KLP i ndërpret mandatin Alfred Ballës, avokat Cakrani: Institucionet e reja të drejtësisë në kaos! Elezi: S'u respektuan rregullat
27 Maj, 18:00
-
Kuvend, miratohet me 76 vota pro dhe 2 kundër rezoluta antikorrupsion e PS
27 Maj, 17:48
-
Aktmarrëveshjet me OSHEE, firmosen 1628 kontrata për shlyerjen e debisë, 795 abonentë familjarë përfituan 70 % reduktim kamate
27 Maj, 17:31
-
VIDEO/ Mirlind Daku e mëson nga TV ftesën e Sylvinhos, sulmuesi s’i mban lotët
27 Maj, 17:08
-
Goditet grupi kriminal italo-shqiptar, drejtonte një rrjet restorantesh në Firenze! Pastruan 13.5 milionë euro! Nën akuzë edhe ish-portieri i Napolit
27 Maj, 17:08
-
Frrok Çupi: Saliu me Izetin, si Iliri me Monën
27 Maj, 16:58
-
Lezhë/ Shkoi të inspektonte punimet për qendrën e emigrantëve në Shëngjin, deputeti italian has pengesa për tu futur brenda
27 Maj, 16:58
-
Kushtetuesja rrëzon 'Rithemelimin', refuzon pezullimin e ligjit për Komisionet Hetimore
27 Maj, 16:46