TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, është vendosur shkarkimi i kryetares Drita Avdyli, dhe është bërë emërimi i kryetarit të ri, Eglent Biti.

Por sipas Drita Avdylit ky vendim nuk është i ligjshëm, dhe në një njoftim për shtyp ka bërë me dije se “Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve nuk njeh vendimin e marrë nga anëtarët e Dhomës”.

Pas diskutimeve gjatë mbledhjes anëtarët e kryesisë dhe Drita Avdyli janë larguar, ndërsa mbledhja ka vijuar me anëtarët e tjerë, për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Dhoma Kombëtare e Ndëmjetësve përbëhet nga 58 anëtarë.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)