Dhoma e Tregtisë dhe sipërmarrësit: Situata politike rëndon bizneset, politika të ulet urgjentisht

Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqata e Sipërmarrësve privat kanë organizuar një konferencë për mediat të shtyrë nga situata politike që është në vendin tonë. Në fjalën e mbajtur prej tyre është bërë thirrje ndaj klasës shqiptare që të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë.

Një nga përfaqësuesit e bisneseve, Luan Bregasi tha se situata politike në të cilën po kalon Shqipëria, ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë dhe bizneset e vendit. Bregasi apeloi partitë politike për gjetjen e zgjidhjeve sa më parë, për të kaluar ngërcin politik.

"Duhet t’i thërresin mendjes sepse kanë përgjegjësi të mëdha. Duhet urgjentisht të ulen. Ne nuk japim as receta, as rekomandime por në tagrin tonë si sipërmarrëh e kemi morale të them, uluni thirrini mendjes dhe gjeni zgjidhjet më të mira. Ne nuk duam të shikojmë dhunë, përplasje, zjarre. Jo nuk duam ne, por nuk janë në interes të vendit. Nuk kemi shifra por mund të japim për kostot e mëdha që ka shkaktuar sidomos në turizëm. Shikojmë kancelime, ulje të turizmit." ka thënë ndër të tjera ai.

Ndërkohë Përfaqësuesja e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri tha se gjendja politike ka ndikuar tek investitorët e huaj.

"Të huajt kanë ardhur për investime afatgjata. Ky impakt që po krijohet tek investitorët bëri që ata ose të spostohen ose të shtyjnë ardhjen  në Shqipëri. Do të japim një apel për politikën që ti shikojë gjërat dhe ti zgjidhi sa më shpejt."

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument