Dhoma: Kontributet, vihen në
vështirësi noterët me pak xhiro

Dhoma: Kontributet, vihen në<br />vështirësi noterët me pak xhiro
TIRANE- Vendimi i Këshillit të Ministrave që ka përcaktuar pagat referencë të profesioneve të lira për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore dhe shëndetësore nuk është pritur aspak mirë nga Dhoma Kombëtare e Noterëve. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Presidentja e kësaj Dhome, Mimoza Sadushi shprehet se nuk janë marrë fare parasysh propozimet e bëra nga kjo shoqatë. Vendimi i Qeverisë i përcakton pagat referencë në bazë të vendndodhjes së noterëve, dhe jo në bazë të volumit të punës së tyre.

Sadushi shpjegon se gjatë diskutimit të projektligjit në Kuvend, Dhoma kishte kërkuar pikërisht që masa e kontributeve të përcaktohet në bazë të volumit të punës. Sipas saj, ka shumë noterë që pavarësisht se punojnë në kryeqytet, kanë volum shumë më të ulët pune nga kolegët e tyre në rrethe. 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi