Dhomat e Tregtisë, dyshime
për paketën e re fiskale
Ndërsa i afrohemi ditës së miratimit të buxhetit të vitit 2014, sipërmarrësit vendas dhe të huaj shprehin gjithmonë e më shumë rezervat e tyre për sa i përket transparencës së tij, duke u veçuar ndër të tjera tek mënyra e përpilimit të paketës fiskale.
TIRANE- Ndërsa i afrohemi ditës së miratimit të buxhetit të vitit 2014, sipërmarrësit vendas dhe të huaj shprehin gjithmonë e më shumë rezervat e tyre për sa i përket transparencës së tij, duke u veçuar ndër të tjera tek mënyra e përpilimit të paketës fiskale. Pikat kryesore janë transparenca e të dhënave për këtë zë, si edhe fakti që grupet e interesit duhet të ishin konsultuar më shumë. Pjesa dërrmuese e sipërmarrësve mbështesin në parim reformat e Qeverisë, por ngrenë pikëpyetje mbi zbatueshmërinë e tyre efikase dhe kohën e shkurtër që këto reforma do të zbatohen, duke pasur parasysh që paketa e re fiskale pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2014. Ishin këto çështjet që u diskutuan në konferencën e djeshme të organizuar nga Fondacioni për Liri Ekonomike, ku të pranishëm ishin përfaqësues të Dhomave të Tregtisë.
Kreu i Dhomës së Tregtisë në Tiranë, Nikolin Jaka, theksoi që ajo që u interesonte sipërmarrësve shqiptarë ishte përmirësimi i klimës së biznesit, duke thënë se 50%-60% të veprimtarisë sipërmarrëse në Shqipëri zhvillohet në mënyrë informale. Ndërkaq, për t’iu rikthyer paketës fiskale, Jaka tha se grupet e interesit nuk janë kundër tarifave, por pro konsultimeve të tyre. Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford theksoi mbështetjen që kjo Dhomë kishte ndaj vendimeve të Qeverisë, duke lënë të hapur mundësinë që qeveritarët të konsultoheshin me këtë Dhomë.
Crawford vuri në pah çështjen e planifikimit dhe menaxhimit të zbatimit të paketës fiskale. Kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë, Zenel Hoxha, u shpreh se mbi të gjitha të viheshin në pah arritjet që janë bërë në Shqipëri,në fushën e biznesit këto 20 vitet e fundit dhe, si rrjedhojë, duhej që të nxirreshin mësime dhe të ndërtohej mbi to. Ai sygjeroi se Shqipëria nevojitej të ishtë më e dukshme në hartën globale të investitorëve.
Shkrimi u publikua sot (15.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.6%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6.1%
Vota total: 1530
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26