Dhori dhe Zina në pub, për ditëlindjen e ish-kryeprokurorit
Dhori Sollaku kishte ditëlindjen. Por si rrallë ndonjëherë, ish kryeprokurori i Shqipërisë, është kapur mat në një nga pub-et e Tiranës nën shoqërinë e bashkëshortes së tij Zina Sollaku dhe miqve, për të festuar ditëlindjen.
Dhori Sollaku kishte ditëlindjen. Por si rrallë ndonjëherë, ish-kryeprokurori i Shqipërisë, është kapur mat në një nga pub-et e Tiranës nën shoqërinë e bashkëshortes së tij Zina Sollaku dhe miqve, për të festuar ditëlindjen. Duket se jeta pas largimit nga detyra e kryeprokurorit, i ka prirë Dhorit. Sepse në atë kohë, asnjëherë nuk e kemi parë që të shkonte nëpër pub-e, e jo më të dëfrente. Gjithsesi, sikurse duket nga fotot, Dhori nuk ka kërcyer vetëm me bashkëshorten, por edhe me vajzat e tjera që janë nëtavolinë. Kush e njeh ish kryeprokurorin, e ka të qartë se ai është një njeri shumë i hapur, madje e ka me qejf edhe argëtimin në shoqëri. Por këtë radhë për ditëlindje, duket se ia ka bërë fora. Edhe gjyqtarja Sollaku ndihet me qejf në ditëlindjen e të shoqit. Sikurse duket nga fotot, tavolina është plot e përplot, festimet kanë zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, dhe tavolina e tyre tregon se Dhori dhe Zina nuk kanë moshë. Mund të shijojnë me të njëjtën energji të gjitha eventet që kanë. Sikurse kjo e ditëlindjes. Fotot janë bërë fundjavën e kaluar pikërisht në ditën e tij të ditëlindjes dhe Dhori, duket se nuk ka qenë i pavëmendshëm ndaj aparatit. Ndoshta nuk e ka kuptuar asnjëherë se edhe ai mund të futet në rubrikën e thashethemeve dhe vipave. SU/ Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
14.1%
Të gabuar
82.7%
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2941
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?