Skena të shëmtuara dhune janë regjistruar në Euro2012 që në ditën e parë të kampionatit.
Një video e hedhur në Youtube tregon dhunën e ashpër të tifozëve ndaj punonjësve të stadiumit në Wroclaw, pas përfundimit të ndeshjes Rusi-Republika Çeke.
Punonjësit, që mund të identifikohen në video nga jelekët me ngjyrë të kuqe dhe të blertë, qëllohen me grushta dhe shkelma teksa turma del nga stadiumi, madje njëri prej tyre mbetet i shtrirë përtokë për rreth gjysëm minute, derisa ndihmohet nga kolegët.
Për kameramanin amator që po filmon nuk ka dyshim se çfarë kombësie kanë autorët: “Rusë degjenerata, rrahin stjuardët këtu, po në Varshavë ç’do ndodhë?”, thotë ai teksa filmon.
Në skenë ka si tifozë rusë edhe çekë, duke gjykuar nga flamurët që mbajnë rreth qafës, por ata që sulmojnë nuk kanë ndonjë shenjë dalluese, duke e bërë të vështirë përcaktimin e shtetit nga vijnë. Në një moment dëgjohet një grua ruse e cila bërtet “Çfarë po bëni, kafshë!”
Një television local raportoi se katër stjuardë të stadiumit ishin dërguar në spital ku ishin mjekuar dhe kishin dalë pod je në mbrëmje. Policia nuk raportoi për incidente të tjera jashtë stadiumit.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com