Policia ka njoftuar sot se ka arrestuar për ushtrim dhune në familje qytetarin Lavdosh.Ç., 72 vjeç, banues në Orikum.

Sipas policisë, shtetasi i mësipërm ditën e djeshme ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij në banesën e tyre, duke e dëmtuar në kokë dhe në e trup.

Kjo e fundit, e identifikuar me inicialet A.Ç., 58 vjeçe, vijon të marrë mjekim pranë ambienteve spitalore.

Ndërkohë, policia e Dibrës ka parandaluar një tjetër konflikt të rëndë në familje, ku kryefamiljari ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij, duke i kanosur me armë gjahu.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, arrestuan në flagrance Elez Merën, 59 vjeç, banues në fshatin Lishan i Poshtëm, Luzni.

Pas një informacioni të marrë se në fshatin Lishan i Poshtëm po ndodhte një konflikt në familje, nga strukturat e policisë së Dibrës, është organizuar menjëherë puna dhe falë veprimeve të shpejta ata kanë ndërhyrë duke parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, duke konstatuar se shtetasi Elez Mera, po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes D.M, 58 vjeçe dhe djalit të tij K.M, 29 vjeç, duke i kanosur në mënyrë serioze për jetën nëpërmjet një arme gjahu.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut tip TEKE, me dy fishek, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.

Policia e arrestoi shtetasin E.Mera dhe matetialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale të “Dhunës në familje”.

pushka diber

(Arma e sekuestruar në Dibër me të cilën kryefamiljari kërcënonte gruan dhe djalin)

s.k/Shqiptarja.com