Dhuna dhe kushtet e punës, infermierët paralajmërojnë protestë: Fajtorë të kësaj situate, mungesat në shëndetësi! Pse nuk ka reagim nga Institucionet?

Marrë shkas nga dhunimi i 2 infermierëve në Spitalin Pediatrik në Tiranë dhe nga mos një mosreagim të institucione për këtë ngjarje sipas tyre, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka paralajmëruar protesta. Në një deklaratë publike, Shoqata e Infermierëve thotë se dhuna ndaj infermierëve është një fenomen i përsëritur.

“Lajmi për dhunimin e dy infermiereve tek spitali i Pediatrisë nga familjaret e një fëmije që ishte paraqitur pranë Pediatrisë në QSUT e dërguar si çështje dhe në prokurori nga denoncimi i bërë nga dy infermieret e dhunuara ka kaluar si një ngjarje normale nga të gjithë institucionet. Një fenomen i përsëritur shpesh në çdo kohe ,dhe që nuk mungoj as në kohen e pandemisë. Një fenomen që ndodh në forma të ndryshme jo vetëm në Tiranë por në çdo spital në Shqipëri. E çuditshme është fakti që nuk shqetësohen as për largimin masiv të infermierëve që ndodh çdo ditë duke shkaktuar mungesë personeli në shumë spitale dhe qendra shëndetësore sërish dhuna nuk ndalet ndaj bluzave të bardha e sidomos ndaj Infermierëve duke qenë se janë kontakti i parë me pacientët”, thuhet në deklarata.

Infermirët thonë se ky është një fenomen që ndodh rëndon në Shqipëri por ata nuk janë fajtorë për mungesat që ka shëndetësia në vendit.

“Fajtorë të këtyre ngjarjeve nuk janë Infermierët por janë mungesat e shumta që ndodhin në institucionet shëndetësore në vend si: Mungese e theksuar stafi – duke mbingarkuar personelin që punon i cili nuk përballon fluksin e shtuar të pacientëve;  Mungesa e theksuar e mjekeve specialist- ku në shumicën e rasteve shërbimet mbulohen nga mjeke specializant të rinj pa eksperience e ku në shumicën e rasteve dhe jo profesionist; Mungesat e theksuara të medikamenteve apo shërbimeve – ku prej vitesh sidomos në QSUT shërbimi i Pediatrisë pas orës 16:00 shërbimet për echo ,grafi dhe analiza duhet ti marrin tek spitali i Urgjencës Polivalente apo siç njihet ndryshe Spitali i Sëmundjeve të Brendshme; Mungesë e theksuar e mendikaneteve të ndryshme edhe ato baze për të cilat familjarët detyrohen t’i blejnë neper farmacitë e ndryshme që ndodhen rreth QSUT”, vijon deklarata.

Shoqata thotë se përtej këtyre shumica e pacientëve dhe familjarëve përballen me situata të ndryshme ku dhe për analiza apo ekzaminime të tjera rekomandohen nga mjekët që të behën në klinika apo spitale private pasi aty punojnë pikërisht këto mjekë pas orarit të punës që mbarojnë në shtet.

“Fatkeqësisht në asnjë situate nuk ka pasur reagime as nga QSUT apo sidomos të harruar dhe prej Sindikatave të ndryshme të krijuara në emër të këtyre profesionistëve por që përveç kuotave dhe lekëve që marrin asnjë mbrojtje nuk kanë bërë kurrë ndaj personelit shëndetësor. Të gjendur në këtë situatë dhe dilemës për të lëne punën apo për tu larguar nga Shqipëria pasi nuk vlerësohen siç duhet, nuk paguhen etj e së fundmi të gjendur dhe të pambrojtur e të pasigurtë gjate orarit të punës shumë infermiere nga Spitalet me të mëdha në vend kërkojnë përfaqësimin e tyre nga Shoqata në nisjen e një sërë protestave në vend deri në zgjidhje të kërkesave të tyre. Ndërsa çdo dite jemi në kontakt me gjithë personelin në vend se shpejti do të dalim në një date të caktuar për të protestuar për të drejtat e çdo infermieri në Shqipëri. Fatkeqësisht të harruar dhe abuzuar nga vete shteti, nga Sindikatat, nga institucionet ku punojnë e nga çdo parti politike në qeveri apo opozite e vetmja zgjidhje mbetet që ti dalin për zot vetes përmes protestave për të drejtat e tyre”, përfundon reagimin Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.

Kujtojmë se të afërmit e një fëmijë kanë përfunduar të pandehur në gjykatë për akuzën e goditjes për shkak të detyrës, pasi akuzohen se rrahën infermieret e spitalit pediatrik Silvan Roshi dhe Violeta Merdani pasi temperatura e fëmijës nuk po zbriste. Sipas një hetimi të nisur nga prokurorja Marjeta Zaimi halla dhe babai i një vajze të vogël kanë qëlluar me shuplaka dhe grushte infermierët pasi pretendon se fëmija kishte temperaturë ndërkohë që  punonjëset e shëndetësisë thoshin se situata ishin e stabilizuar. Pasi i kanë dhunuar të dy të afërmit janë larguar nga spitali, e megjithatë policia i ka identifikuar nga shkresat e qendrës spitalore. Ndërkohë që të akuzuarit këmbëngulin se ata ishin të shqetësuar dhe se infermierët i kishin ofenduar. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • katunari: 04/09/2022 15:15

    ALB. ca pandemie flet ti mer tqf led me te bukur. Covid-19 nuk ekziston mjek dhe infermier duhet te ishin ne burg per mashtrim me qellim perfitimi.

    Përgjigju
  • katunari: 04/09/2022 12:06

    ca proteste dun me bo keta pisa e marin ofendim me ju dhon 10 mij lek. ptuhhh mbeturina

    Përgjigju
    • Infermieri: 04/09/2022 13:41

      Sakt vella ALB , keta njerez nuk e kane iden se cfar profesioni e stresi kane infermieret dhe per mizerjen page qe marrin. Faleminderit qe ka njerez si ty qe na vlersoni. Respekte.

    • Alb: 04/09/2022 12:45

      Shko m tqr se po marrin shperblim barrkderat e korruptuar te policis dhe keta qe i nxorren ne mes te pandemis si rob lufte e as per faleminderit sua diten bota i kerkon infermiret e mjeket tan ne na nevojiten policat popull loqe.

  • Lexues: 04/09/2022 11:08

    Sistem shendetesor pa probleme nuk ka ne asnje vend te botes. Ne asnje vend nuk ke siguri se do marresh sherbimin me te mire te mundshem. Kur ke siguracion te mire te rekomandojne me shume teste e nderhyrje sec duhet, kur ke siguracion te keq i bien shkurt me ty. Megjithate ajo qe e ben sistemin ne Shqiperi krejtesisht jofunksional dhe te padrejte jane dy faktore: (1) Pacientet kane mungese totale besimi tek aftesite dhe integriteti i mjekeve. (2) Personeli mjekesor shenjestron me te varferit dhe me te paarsimuarit per zhvatje dhe trajtim cnjerezor.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 04/09/2022 11:01

    Si po shkon ajo depo farmacetutike e Met Hases? Ne ka dicka ne Shqiperi qe eshte teresisht ne duar e mafias nderkombetare eshte mjeksia ( perfshire ilacet ) dhe doganat. Shtetit i kane rene poturet ne fund te kembeve.

    Përgjigju
    • Arditi: 04/09/2022 22:51

      ÇA TË KA BËR LORENCI O BESNIK.

  • Tim.: 04/09/2022 10:55

    Mire qe duhet te paguash para po keta mjeke te korruptuar te nxjerrin dhe cyrryk.

    Përgjigju
  • valentin: 04/09/2022 09:46

    Ne spital po nuk dhe qe nga roja e deri me larte JE I VDEKR, nuk pyet njeri fare qe nga infermjeret e te doktoret, nuk behet asnje operacion pa paguar, eshte mjekesi e degjenerua. Nuk ka mjekesi falas dhe nuk ka pasur asnje here ne keto 32 vite, mjekesi falas ka pasur vetem ne kohen e atij... As ne ambulanca sidomos te specialitetet nuk ka falas por ketu quhen mjek 500 lekesh..... ordiner.... Prandaj ne klinikat e spitalet privat gjithmon eshte full pavarsisht... Mjekesia eshte teresisht e degjeneruar prandaj emisjonet investikative aty duhet te godasin. Paturpesia me e madhe eshte se keta hajdute dalin protestojne pse nuk mbrohen nga shteti, te mbrohen hajdutet qe rrjepin popullin fukara...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille