Takimi i thirrur nga lideri i opozitës u zhvillua në zyrën e prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa në një deklaratë për mediat pas takimit, Halimi sqaroi se përse janë kallëzuar deputetët. Bëhet fjalë për dhunën e ushtruar sipas tyre, ndaj deputetit të PD Gent Strazimiri, në ambientet e koridorit të Parlamentit shqiptar nga ana e dy deputetëve të majtë.
Po ashtu, për Ndokën demokratët kanë edhe një kallëzim të dytë, sa i përket një kërcënimi me anë të nëj telefonare të pretenduar prej tyre, që deputeti socialist i Lezhës i ka bërë ndaj zëdhënëses së Partisë Demokratike Laura Vorpsi, pas denoncimeve të shpeshta të ardhura nga selia blu për rritje të kriminalitetit ku sipas opozitës janë përfshirë edhe deptuetë të mazhorancës.
“Depozituam në Prokurorinë e Përgjithshme dy kallëzime penale për dhunën e ushtruar në Parlament nga deputetët Ndoka dhe Ndreu ndaj Strazimirit si dhe kallëzim penal ndaj Ndokës që ka kërcënuar zëdhënësen e Partisë Demokratike Laura Vorpsi.
Diskutuam bashkë me Llallën dhe kërkuam prej tij hapa të shpejtë dhe efikas që të fillojë sa më shpejt hetimi ndaj agresorëve, që institucionet në Shqipëri të funskionojnë. Është ekzkistenciale funksionimi i institucioneve të pavarura në Shqipëri. Shteti ligjor dhe ligji të sundojë në Shqipëri dhe të mos sundojë mbyllja e gojës së opozitës, dhuna dhe arbitrariteti. Ne besojmë se Shqipëria nuk është 100 vjet prapa, jemi anëtarë të NATO-s ku drejtësia dhe institucionet janë ato që bëjnë punën e tyre për të funksionuar demokracia, kur fjala e lirë u zihet opozitës, kur dhuna shkëmbehet me fjalën e lirë dhe shërbehet për t’i mbyllur gojën opozitës, demokracia është në rrezik. Prokuroria të kryejë detyrën e vet kushtetuese duke vënë autorët përpara përgjegjësisë dhe ligjit”, u shpreh deputeti demokrat Eduard Halimi, pas takimin në zyrën e kryeprokurorit Llalla.
Deputeti i Partisë demokratike Gent Strazimiri është thirrur dhe para disa ditësh në prokurori, për të dëshmuar pas përfshirjes në një konflikt me deputetin Armando Prenga, por ende nga akuza nuk ka nisur një procedim penal për ngjarjen.
PDF - KALLZIM PENAL PER RASTIN E KERCENIMIT TE L. VORPSIT
PDF - KALLZIM PENAL PER RASTIN STRAZIMIRI
(Në foto: Numri i Arben Ndokes qe sipas PD ka telefonuar dhe kercenuar Laura Vorpsin)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)