TIRANE - Edhe ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me videon e publikuar ku policët e Korçës dhunojnë një të ri pasi ky u fundit ka përplasur automjetin e zëvendësdrejtorit Arben Hyseni. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha dënon dhunën e policëve, ndërsa akuzon qeverinë se kjo është fytyra e vërtetë e policisë së Ramës dhe Tahirit. Teksa i ka cilësuar policët në video si gangsterë, Berisha shprehet se kjo është një dëshmi tjetër e shtetit policor dhe qeverisë së Edi Ramës.

“Keta nuk jane police. Keta jane fytyra e vertete e Rames dhe Tahirit, jane gangstere, çunat e krimit!! Te dashur miq, pamje tronditese paraqiten keto kohe ne media, skena tipike te shtetit policor ne te cilat police me uniforme qe perfaqesojne shtetin gjuanje ne mes te rrugeve me grushta, shuplaka, shqelma si gangestere te vertete qytetare per kundravajtje. Pak dite me pare pame rastin e nje zonje ne Tirane, dje dhe sot mediat raportuan rastet te tjera te keqtrajtimit te qytetareve nga çunat e krimit, fytyra e vertete e Rames dhe Tahirit ne qytetet e Kavajes dhe Korces. Ky eshte deshmi tjeter e shtetit policor te Edvin Kristaq Rames dhe neo-bllokmeneve, te cilet sapo erdhen ne pushtet per te hapur akset e droges shkrine policine rrugore dhe e zevendesuan ate me trafikante, delinkuente, si keta qe rrahin njerez ne rruge!!” shkruan Berisha

berisha fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)