Ndërkohë kur rruga drejt Tiranës ishte hapur, froni ishte i boshatisur, të gjithë synonin hyrjen drejt fortesës, atje ku Ndokë Gjeloshi i priste dhe kishte të drejtë të ndihej vërtetë i lumtur që u hapi rrugën drejt pushtetit fanolistëve, të cilët, siç vërtetoi koha, nuk ditën ç’të bënin me pushtetin e fituar.
Ndërsa Noli luftonte për ekzistencë, Zogu, që e kishte shpallur veten përfaqësues të qeverisë së ligjshme të Shefqet bej Vërlacit, kishte liri të përgatiste kthimin e legjitimitetit të qeverisë, ndërkohë që legjitimiteti i qeverive shqiptare të viteve ‘20, në shumicën e rasteve ishte përcaktuar me anë të forcës, prandaj Zogu kërkonte hapur revansh.
Arratisjen e Zogut në Jugosllavi e kishte përgatitur kunati i tij Ceno bej Kryeziu(që më vonë do ta asgjësonte si armik), i cili kishte marrëdhënie të mira me Beogradin, i akuzuar si agjent i tyre i vjetër. Zogu gëzonte famë të keqe si intrigant tek jugosllavët, por Beogradi e mirëpriti pasi synonte duke e ndihmuar ta rikthente në pushtet të shtrinte ndikimin e vet në Shqipëri duke rivalizuar konkurrencën italiane.
Në këmbim të përkrahjes Zogu u tregua shumë bujar me premtime, pasi nuk kishte ç’të humbiste. Ahmeti dinak dhe mjeshtër i kurtheve dhe i pusive, nxiste gazetat e Beogradit të shkruanin se kishte shkuar në Paris, madje edhe ministri i jashtëm jugosllav Ninçiç pohonte se itinerari i tij ishte i panjohur, pasi kohët e fundit ishte parë në Zvicër, ndërsa Zogu vazhdonte të qëndronte i fshehur në Beograd.
PËRGATITJET E ZOGUT PËR TË RIMARRË PUSHTETIN
Kapiten Gjeloshi duke qenë në detyrën e Komandantit të Kufirit të Veriut në Malësi të Madhe, ishte në korret të përgatitjeve zogiste për të marrë pushtetin që po bëheshin nga përtej kufirit për të risjellë në krye të guvernës së braktisur edhe një herë bajraktarin e Matit, gjë që stimulohej nga zhgënjimi i vegjëlisë që e përkrahu fuqimisht Nolin dhe vlimi i urrejtjes së pamëshirshme që ushqenin forcat e rrëzuara nga pushteti vetëm disa muaj më përpara.
Kapiten Gjeloshi komunikonte prej qafës se Malthit më 16.12.1924, ora 2 e 45 minuta, ku raportonte se:”Disa malësore dhe komita ahmetistë janë tue u grumbullue rreth e rrotull piramidës së kufirit Gryka e Bardhajt të cilët prej atij pozicioni kanë këndue e ba nji batare pushkë e banë të mësyjnë poshtë kundër kalasë së qytezës. Fuqitë civile Hot, Grudë, Kastrat, e Shalë janë në kala të qytezës dhe të Hanit të Hotit.
Prej pozicionit të piramidës filluan të mësynë nënshtetasit jugosllavo-malazez”(Ora e Maleve 16.12.1924). Ky ishte një relacion i saktë për situatën konkrete në terren, për përgatitjet e ethshme e ekstravagante që po bëheshin nga jugosllavët në viset tona përtej kufirit, ndërsa në anën e këndejme, malësorët e viseve të Kanusë(Malsi e Madhe e Dukagjinit) shtrëngonin dhëmbët dhe hutat për të ruajtur të paprekshme kufijtë tanë shtetërorë, duke mos qenë asnjëherë dakord të prisnin dhurata qoftë edhe të tipit zogolli prej tyre.
Relacioni i Ndokë Gjeloshit saktësonte me detaje dhe me shifra të sakta numrin e forcave që po përgatiteshin për intervenim: ”Savo Pjetri prej Rehove disponon 30 kuças, në katund Gjelosh Toma prej Trieshit me 23 vetë, Lulash Marashi prej Fund Kuçit me 30 vetë, Kolë Zefi prej Grudet me 80 grudas, Nikë Gjon Luli prej Hotit me 70 vetë”.
Sic shihet shqiptarët e këtushëm dhe përtej kufirit në rrethinat e Malësisë së Madhe ishin ndarë diametralisht në dy kampe kundërshtare, njëra palë në mbrojtje të qeverisë, dhe tjetra palë në përkrahje të intervenimit zogist.
Pra kemi një duel dhe luftë nervash të shoqëruara herë pas here me provokacione të hapura si ai i datës 16 dhjetor, kur komitët mercenarë të nxitur nga sllavo- malazezët mundën të depërtonin deri afër Zagorës, por aty u ndeshën me fuqinë e Kapiten Sulejman Shkodrës e Ndokë Gjeloshit, të cilët edhe i zbrapsën.
Këto masa kishin si qëllim të vinin qeverinë në alarm, të kërcënonin dhe të ngjallnin panik në të gjitha drejtimet. Beogradi bëri maksimumin për ta ndihmuar Ahmet Zogun. Zogu e dinte se ccfraë përshtypje do të bënte ushtria jugosllave në tokën shqiptare, ndaj u morën masa për të fshehur sa të ishte e mundur të vërtetën.
Ushtarët jugosllavë u veshën të gjithë me rroba tradicionale shqiptare dhe u këshilluan që operacioni i tyre ushtarak të përqendrohej sidomos në fazën e parë të invadimit, duke mënjanuar sa të ishte e mundur depërtimin tepër në thellësi të tokës shqiptare.
QËNDRESA QESHARAKE E NOLIT
Tashmë dihet historikisht qëndrimi se sa i pakujdesshëm u tregu Noli, ndërkohë që Zogu mundi të bënte të gjitha këto përgatitje,për sulm ndërsa qeveria nuk mori as një masë për tu mbrojtur apo për të bërë rezistencë serioze, madje sa nuk e dinin se në ç’drejtim do të hynte Zogolli në Triranë.
Duhet nënvizuar se e ushtria ishte një formacion i rregullt nga ushtarë jugosllav, e topa, mitraloza, madje dhe mjek me rregull dhe disiplinë të lartë, ndersa pjesa tjetër ishte një përzierje vullnetaresh shqiptar, sllav edhe nuk mungonin edhe kaukaz.
Zogu i nisur nga kufiri i Jugusllavisë brenda një kohe të shkurtër të pa parashikuar as nga vetë Koloneli arriti ti kthej revanshin në mënyrë triumfale “Peshkopit të Kuq”.
Luigj Gurakuqi, Dr Zanoli e disa atdhetare te tjerë mezi arritën ne portin e Vlorës ( ku pati lëshuar një proklamatë Shqiperisë nënvizimi im PM)ndërkohë qe Noli u largua nga Durrësi për në Itali duke lenë me një anë si qëndresën qesharake të Nolit, apo marshimin ngallnjyes të Ahmetit, ajo që është e pakundërshtueshme është se Zogu nuk ishte në gjendje të organizonte një kryengritje të përgjithshme ofensive në vendin e vet, pasi lidhja e tij me Beogradin kishte krijuar përshtypje të keqe edhe mes radhëve të partizanëve të tij.
Triumfi i legalitetit ishte vepër e përbashkët e Zogut dhe Beogradit, ishte shprehja më brutale e shkeljes së sovranitetit të Shqipërisë, nga ata që i sollën këtij vendi sovranin, i cili më 24 dhjetor shpalli si ditën e Legalitetit, shpalli vetën diktator e kryekomandant dhe vendosi ligjin e jashtëzakonshëm deri në formimin e një qeverie të re.
Ndihma jugosllave nuk ka si të jetë më e pakursyer. Mos mirënjohja e Zogut pas ardhjes në fron ishte shprehje e karakterit të tij të paqëndrueshëm dhe përpjekje për t’i shpëtuar tutelës jugosllave, por do provonte një dashuri të re që e shpëtoi nga tutela jugosllave por e përpiu me kthetrat e veta.
1000 JUGOSLLAVË KUNDËR NOLIT, ZOGU I VESH SI SHQIPTARË
Zogu shpall luftën ndaj fanilistëve me r përdor 1000 trupash të rregullta të ushtrisë jugosllave. Më 4 dhjetor 1924 Ceno bej Kryeziu u largua nga Beogradi me një sasi të madhe të hollash, të destinuara për pagimin e bajraktarëve të Dibrës, ndërkohë që Zogu shkoi në Prizren për organizimin e forcave ushtarake.
Sa për përgatitjet e rikthimit, përveç faktit te njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashiç me të holla (250 mije paunde) e njerëz, duke i falur në këmbim Jugosllavise kullotat e pasura të Vermoshit dhe Shen Naumin(-Çatin Saraçi. “Zogu i shqiptareve ”Tiranë, Botim i vitit 2006 fq.65).
Dinakëria e Zogut inicioi edhe një lëvizje mashtruese për qeverinë e Fan Nolit. Ai bashkë me shpurën e vet, bënë një udhëtim çoroditës nga Beogradi në Vjenë e në Pragë, për të dhënë idenë e ikjes.
“Në Vjenë gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila për pak kohë më pas jetoi si mantenute në Tiranë, ku pati ardhur me dy valixhe të vogla dhe u largua me dy kamionë plot baule të reja, një dorë të mirë parash plus një apartament me vlerë 25( mijë)stërlina (B. J.Fisceher “Mbreti Zog dhe përpjekjet për stabilitet politik në Shqipëri).
Ofensivën e vet Zogu me ndihmën direkt të Pashiçit e bëri nga veri - lindja, atje ku kishte edhe mbështetjen më të fortë politike dhe ushtarake te Ceno Begut e Muharrem Bajraktarit 3000 forca te levizen drejt Krumës, Hasit, Gashit , Krasniqes e Dukagjinit.
Vetë Ahmeti, intervenoj me 12 000 ushtare kryesisht mysliman drejt nga Dibrës dhe Mati, Malo Bushati me 1400 vete morri rrugën drejt Shkodrës, kurse Salaebedin Bloshami me 700 veta drejt Qaf Thanës (Si u bë mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu , fq.46)
Në qoftë se do të kishte sulmuar nga veri - perëndimi, intervenimi i tij do të kishte qenë shumë, më i vështirë pasi do të përballej me malësorët e Shkodrës që tradicionalisht i pati armiq të betuar Ushtria legaliste përbëhej prej 1000 trupash të rregullta të ushtrisë jugosllave, 1000 rekrutë mercenarë nga trevat shqiptare të Jugosllavisë, 500 matjanë, kryesisht të larguar nga Shqipëria, Zogu mori me pagesë 800 mbeturinat të gjeneralit Vrangelit qe u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte në luftimet frontale dhe në armet automatike te qenë ajka e ushtrisë së “Legalitetit” të komanduar 40 oficerë rusë të bardhë, me dy bateri artilerie malore, me 10 mitraloza të rëndë dhe 20 mitraloza të tjerë të lehtë së bashku me mitralierët dhe të gjitha mjetet e motorizuara që mendohej se i nevojiteshin”( B-Fischer.”Mbreti Zog dhe përpjekjet për stabilitet në Shqipëri”,fq 81)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)