Dhuna në Vlorë, FSHF: Policia nuk ndërhyri, autorët të shkojnë në burg, Flamurtari do përgjigjet

Dhuna në Vlorë, FSHF: Policia nuk ndërhyri, autorët të shkojnë në burg, Flamurtari do përgjigjet

Gjyqtari i dhunuar Ilir Tartari

FSHF ka reaguar pas incidentit mbrëmë në Vlorë pas ndeshjes Flamurtari-Vllaznia. FSHF dënon dhunën e ushtruar ndaj arbitrit të ndeshjes, ndërsa shton se akti është i shëmtuar dhe ka tronditur mbarë opinionin sportiv.

Qeveria e futbollit shqiptar akuzon se incidenti ndodhi në prani të forcave të policisë në stadium, të cilat nuk e parandaluan, ndërsa paralajmëron një dënim të ashpër ndaj Flamurtarit kur thekson se nuk morën masa për të mbrojtur miqtë në shtëpinë e tyre.

Mbrëmjen e djeshme pas përfundimit në barazim të ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, arbitri Ilir Tartari u godit në vetull, ndërsa administratori i Flamurtarit lëshoi akuza të forta në drejtim të gjyqtarëve.

Dhuna e ushtruar të shtunën në mbremje mbi arbitrin dhe zyrtarin e ndeshjes në përfundim të takimit Flamurtari-Vllaznia, në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës ka tronditur mbarë opinionin sportiv si një akt shumë i shëmtuar dhe i dënureshëm.

Ky agresion fizik karshi asistentit të parë të arbitrit, dhe më pas edhe ndaj vëzhguesit të ndeshjes, ka ndodhur në prani të forcave të policisë në stadium, por duke mos e parandalur atë. Ky rast është denoncuar zyrtarisht edhe pranë autoriteteve ligjzbatuese në Vlorë.

FSHF i bën apel Policisë së Shtetit, për të zbardhur të plotë një incident të tillë, ku pas dëshmisë dhe denoncimit të arbitrit të dhunuar përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore të veprojë menjëherë në bazë dhe zbatim të ligjit, për të cuar përpara drejtësisë agresorët që zbritën dhe goditën arbitrat dhe zyrtarët e ndeshjes.

Po kështu, organizatori i ndeshjes, klubi i futbollit Flamurtari mban përgjegjësi direkte për mosmarrjen e masave për organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, dhe aq më shumë për ti mbrojtur miqtë në shtëpinë e tyre.

FSHF dënon me shumë forcë dhunën verbale tashmë të shndërruar në dhunë fizike.

Goditja karshi zyrtarëve të ndeshjes mbetet një akt tërësisht antisportiv dhe si i tillë do të ketë zero tolerancë nga ana e Drejtësisë Sportive.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet të cojnë deri në fund zbardhjen e këtij agresioni të shëmtuar dhe të vënë përpara përgjegjësisë penale autorët e tij.

Deklarata e FSHF

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 06/05/2018 14:12

    Dhuna kurdo eshte e denueshme dhe sidomos ne sport . FSHF ben mire, qe denon dhunen , por duhet te pranoj se ajo sot drejton futbollin shqiptar, ku shiten ndeshjet , ku arbitrat ne shumicen e rasteve ,marrin vendime aspak te rregullta dhe per pasoje , behen shkaktar te dhunes ne fushe si dhe duke ulur cilesine sportive . FSHF duhet te direhiqet , se nuk eshte rasti i Flamurtarit por dhe shume raste te thera qe te nxjerrin ne konkluzionin se drejtimi sportiv len per desheruar . Mjaft mafies ne futboll

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase