Vokshi 'çon' protestën në EPP Women: Në asnjë vend europian 1 km rrugë nuk kushton 20 milion euro

Vokshi 'çon' protestën në EPP Women: Në asnjë vend europian 1 km rrugë nuk kushton 20 milion euro

Albana Vokshi, Deputeja e Partisë Demokratike gjatë takimit me anëtarët e EPP

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi mori pjesë këtë të hënë në Forumin e Grave të Partive Popullore Europiane, të zhvillluar në Lubjanë ku shprehu shqetësimin se vitet e fundit është thelluar dhuna ndaj grave duke sjellë cënimin flagrant të të drejtave të njeriut.

Për ta konkretizuar këtë shqetësim, zonja Vokshi iu referua edhe ngjarjeve të fundit ku dhjetëra gra e të mitur kanë qenë viktima të dhunës shtetërore dhe asaj policore.

Qindra familje shqiptare, po nxirren me dhunë nga shtëpitë dhe bizneset e tyre në shkelje të konventave ndërkombëtare e të drejtave ligjore e kushtetuese për realizimin e një projekti korruptiv rrugor për interesat direkte të kryeministrit.

Deputetja e Partisë Demokratike, AlbanaVokshi

 Vokshi vuri në dukje se “Shqipëria, po shndërrohet në eksperimentin më të rrezikshëm të autokracisë, ku nuk respektohet Kushtetuta, Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat Themelore. Dhuna kundër grave dhe të miturve këto ditë në Tiranë është një skandal i korrupsionit shtetëror, që kushton 40 milion euro dhe që penalizon qindra familje, duke i hedhur në rrugë, pa ju siguruar  strehim e kushte normale jetese, ashtu sic konventat ndërkombëtare detyrojnë qeveritë të veprojnë.

Deputetja Albana Vokshi kërkoi që anëtaret e EPP Women, pjesë e Komisionit Europian, Parlamentit Europian, deputete e politikane të vendeve anëtare, të mbështesin këtë kauzë të drejtë të mbi 2 mijë banorëve të Tiranë.

Kërkoj mbështetjen tuaj për të përcuar shqetësimet e mijëra qytetarëve shqiptarë për shkeljen e të drejtave që mbrohen nga konventat ndërkombëtare prej projektit korruptiv të Qeverisë së Tiranës. Në asnjë vend europian një kilometër rrugë fushore nuk kushton 20 milione euro. Ne kemi nevojë të flasim më një zë e të jemi të bashkuar në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta europiane, që nisin nga mbrojtja e familjeve.

Deputetja e Partisë Demokratike, AlbanaVokshi

Znj Doris Pack, Presidente e EPP Women shprehu shqetësimin e madh për ngjarjet në Shqipëri dhe rastet e fundit të dhunës e të shkeljes së të drejtave të grave e të drejtave të njeriut, pjesë e kriterit nr. 5 në procesin e integrimit. Znj. Pack, e cila u rizgjodh si presidente e EPP Woman, konfirmoi mbështetjen e Forumit të Grave të PPE-së në mbrojtje të të drejtave të ligjshme të qytetarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën