E pa pranueshme është cilësuar nga ndërkombëtarët gjuajtja me vezë dje në Kuvendin e Kososvës në drejtim të kryeministrit Isa Mustafës.

Zyra e BE-së në Prishtinë, ambasadori i SHBA-së dhe i Britanisë së Madhe menjëherë pas ngjarjes kanë theksuar se kjo nuk është mënyra më e mirë për të zgjidhur situata të rëndësishme për vendin.

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka nënvizuar se këto veprime nuk janë mënyra e mirë se si shoqërit demokratike funksionojnë.
 
Çfarë ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës dje nuk është mënyra se si shoqëritë demokratike i diskutojnë çështjet e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Kjo mënyrë vetëm sa tregon mosrespektim të institucioneve”- u shpreh Zhbogar.
 
Gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës kryeministri Isa Mustafa është qëlluar me vezë nga deputetët e Vetëvendosjes të cilët zgjodhën këtë mënyrë demostrative për të kundërshtuar marrëveshjet e Kosovës me Serbinë.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)