Dhuna në familje, policia sot 9 raste
parandalimesh në gjithë vendin

Dhuna në familje, policia sot 9 raste<br />parandalimesh në gjithë vendin
TIRANË - Gjatë 24 orëve të fundit  nga strukturat e policisë është ndërhyrë në 9 raste të dhunës në familje, duke arritur në parandalimin e rasteve. Në një rast autori i kësaj dhune është arrestuar në flagrancë, në katër raste autorët janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe në katër raste të tjera nga strukturat e policisë janë plotësuar kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.

RASTE DHUNE NË TIRANË
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, është ndërhyrë në 2 raste të dhunës në familje, përkatësisht: Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Erjon P., vjeç 25 dhe Ardian P., vjeç 40, që  nga fshati Yrshek, pasi dyshohen se dje, rreth orës 17:20, në Yrshek, për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj motrës së shtetasit Erjon P..
 
U plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen V.H.,vjeç 29, banuese në Babrru, pasi bashkëshorti Flamur H., vjeç 37, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
 
RAST DHUNE NË BERAT
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, në Kuçovë, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M.N., vjeç 37, banuese në Kuçovë, pasi kunati Kristo N., vjeç 51,  dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
 
RAST DHUN NË BERAT
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, është ndërhyrë në 2 raste të dhunës në familje, përkatësisht:

U plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen N.K., vjeç 26, banuese në Durrës, pasi bashkëjetuesi  Romeo H., vjeç 33, banues në Durrës, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
 
U plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen S.M., vjeç 56, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti Dane M., vjeç 54, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Për të dy rastet materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës.
  
RAST DHUNE NË FIER
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Andrea L., vjeç 63, banues në  Fier, pasi dyshohet se rreth orës 13:10, në lagjen Afrim i Ri, për motive të dobëta, ka goditur me grusht e mjete të forta vëllain Ilia L., vjeç 54, banues në Fier.
 
RAST DHUNE NË DIBËR
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër, është ndërhyrë në 2 raste të dhunës në familje, përkatësisht: Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Artur D., vjeç 35, banues në fshatin Zdojan, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes N.Gj., vjeç 22.
Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ervis D., vjeç 28, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se në banesë, në vazhdimësi, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes Sh.D., vjeç 24. Për të dy rastet materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale parashikuar nga neni  130/a i Kodit Penal.
  
RAST DHUNE NË VLORË
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, në Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi Irakli Qemal Roboci, vjeç 41, banues në Sarandë, pasi dyshohet se rreth orës 17:30, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e kanosur më thikë bashkëshorten A.R., vjeç 39.  Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale parashikuar nga neni  130/a i Kodit Penal.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë