Dhuna në familje, vjen 'Tullumbacja
e lumturisë', udhëzues për fëmijët

Dhuna në familje, vjen 'Tullumbacja<br />e lumturisë', udhëzues për fëmijët
Dhuna në familje dhe sidomos pasojat te fëmijët janë një problem jo vetëm shqiptar, pasoja që natyrisht kanë nevojë të trajtohen me kujdes nga të gjithë, veçanërisht punonjësit social, edukatoret dhe mesuesit.

Për t'i ardhur në ndihmë këtyre të fundit, vjen dhe libri “Tullumbacja e lumturise”, nje liber me figura per femije qe tregon se si femijet duhet te kerkojne ndihme dhe te mos ndjehen fajtore per ato qe ndodhen ne shtepi mes prinderve.

Libri i përkthyer nga gjermanishtja nga gazetari Noljan Lole u flet fëmijëve të mitur, por përmban edhe një udhëzues për mësuesit dhe eduaktorët se si duhet të sillen me fëmijë të ardhur nga këto situata.

Libri është fryt i përvojës më të mirë gjermane dhe zvicerane në këtë fushë dhe vjen në një moment kur edhe në Shqipëri po ndryshon ligji për mbrojtjen e fëmijëve. Përkthimi i librit u mbështet nga Ministria e Kulturës në kuadër të Programit edukimit përmes librit dhe do të përdoret për të trajnuar punonjësit socialë, mësuesit dhe ata të qendrave komunitare.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv