Nuk ka “amnisti” për Tiranën dhe Vllazninë.Komisioni I Apelit në Federatën Shqiptare të futbollit I mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesat ankimore të mbërritura nga Vllaznia dhe Tirana ka vendosur të lërë në fuqi vendimet e Komisionit të Disiplinës.

Pas përleshjeve të dhunshme në ndeshjen Vllaznia-Tirana të zhvilluar në “Loro Borici” Komisioni I Disiplinës dënoi shkodranët me zhvillimin e 10 ndeshjeve pa tifozë dhe 1 milion lekë gjobë dhe kryeqytetasit me zhvillimin e 15 ndeshjeve pa tifoze e 500 mijë lekë gjobë vendime që do të mbesin në fuqi.

Drejtuesit e skuadrave bënë paqe pas asaj që ndodhi dhe gjakrat u ftohën.Ata shpresonin se kjo do të shërbente për një zbutje të dënimit nga Apeli gjë që nuk ndodhi.

Të dyja skuadrat deri tani kanë shlyer nga dy ndeshje secila nga dënimi I dhënë dhe vendimi I Apelit do të thotë që do të vijojnë gjatë të luajë pa tifozë sidomos Tirana.Nga përleshjet mbeti I dëmtuar edhe Presidenti I bardhebluve Refik Halili.


a.k/shqiptarja.com