Dhuna në Shkodër, Tirana apelon
vendimin për pezullimin e tifozëve

Dhuna në Shkodër, Tirana apelon<br />vendimin për pezullimin e tifozëve
Pas disa ditësh heshtje, Tirana vendos që të apelojë vendimin e Komisionit të Disiplinës për dënimin e tifozëve me 15 ndeshje dhe grupimit “Fanatics” për të gjithë edicionin 2014-2015 pas incidenteve në stadiumin e Shkodrës, “Loro Borici”.

Ankimimi është dorëzuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit në pritje të një përgjigje pozitive deri në fundjavë përballë Partizanit. Tirana kërkon të rishikohet vendimi për mbylljen e dyerve të stadiumit duke besuar dhe shpresuar se ky dënim dhe të tilla dënime kolektive do të shmangen.

Vonesa në apelimin e cështjes lidhet me udhëtimin e delegacionit të Tiranës në Shkodër ku u normalizua gjendja mes dy ekipeve për t’i dërguar edhe një sinjal FSHF për të ndryshuar vendimin, por gjasat thuajse janë zero që derbi të luhet me tifozë, ndërsa dënimi mund te ulet në lidhje me 15 ndeshje që vendosi Disiplina dhe për grupimin e tifozëve “Fanatics”. Që derbi i kryeqytetit të mos luhet pa tifozë me shkallët bosh, FSHF pritet që përmes një vendimi të lejojë vetëm fëmijët dhe femrat.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Miratohet projektrezoluta për KLSH! Do bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit

Miratohet projektrezoluta për KLSH! Do bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit