Dhuna në stadiume, ja dënimet 
e FSHF për lojtarët e drejtuesit 

Dhuna në stadiume, ja dënimet <br />e FSHF për lojtarët e drejtuesit 
Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë sot dënimet për incidentet e javës së kaluar në takimet Korabi-Kastrioti dhe Pogradeci-Luftëtari. 

KF Pogradeci, për mos përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes, bazuar në Nenin 65/3/a te KDS, dënohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë. 
Zyrtari i KF Pogradecit, Gentian Stojku, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes, bazuar në Nenin 56/1/a te KDS, pezullohet për dy ndeshje nga aktiviteti;

Lojtarët e KF Pogradecit, Vangjel Zguro dhe Hermes Shkulaku për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, bazuar në Nenin 48/1/e të KDS, dënohen me 6 ndeshje pezullim secili.

Zyrtarët e KF Pogradeci, Altin Prifti dhe Elton Kllogjri, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, bazuar ne Nenin 48/2/b te KDS, dënohen me 10 ndeshje pezullim secili.

Për takimin tjetër Korabi-Kastrioti, FSHF ka dënuar ekipin vendas, për lejim të hyrjes në fushë të spektatorëve pas perfundimit te ndeshjes, duke shkaktuar grindje dhe goditje me ekipin kundershtar, ne baze te Nenit 12 dhe 66 te KDS, dënohet me ndalimin e zhvillimit te ndeshjeve ne stadiumin e qytetit te Peshkopisë, per sezonin futbollistik 2016-2017.

Zyrtarët e KF Kastriotit, Gazmend Vogli dhe Alban Vogli, per nxitje te akteve te dhunes dhe perfshirje ne grinde, ne baze te Nenit 11/1/e, 50, 52/1, 136/1/a te KDS, denohen secili me ndalimin e hyrjes ne stadiume per 12 muaj dhe gjobe ne masen 150.000 leke.

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së i është rikthyer edhe incidenteve të derbit Tirana-Partizani, dy javë më parë. Lojtari Tiranës, Gentian Muça, për nxitje publikisht të urrejtjes, është pezulluar për 12 muaj nga fusha e blertë.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?