Dhuna ndaj 28-vjeçares, sociologia në Report Tv: Shqetësues fenomeni i dhunës te të rinjtë! Ka një tendencë kriminaliteti, duhet edukim

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që shokoi mbarë opinionin publik, sociologët mendojnë se rasti i 28 vjeçares që u mbajt peng nga i dashuri për një javë rresht është një nga shprehjet e fenomenit të dhunës te të rinjtë shqiptarë, të cilët gjithnjë e më shumë bëhen shqetësues për shoqërinë dukë u predispozuar të bien npre e kriminalitetit.

E ftuar në Report Tv, sociologia dhe pedagogia Nora Malaj, foli mbi ngjarjen e rëndë që shokoi mbarë opinionin publik.Rasti i 28 vjeçares është kthyer në një nga temat kryesore të ditëve të fundit, një vajzë që merret peng nga i dashuri dhe mbahet 1 jave nën tortura dhe dhunë të vazhdueshme psikologjike dhe fizike mund të duket si rast sporadik por natyra e dhunuesit të saj është realitet i të rinjve në Shqipëri, sipas sociologes.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Malaj shpjegoi natyrën e dhunuesve, fenomenin  e dhunës te të rinjtë dhe se si shoqëria ndikon në edukimin e brezave të rinj.

Malaj u ndal fillimisht te deklarata e vajzës dhe shprehu keqardhje dhe tronditje për çdo fjalë që kishte dëgjuar nga vajza, ku ajo shprehu torturat dhe dhunën e vazhdueshme nga i dashuri.Ajo e konsideroi si një moment shumë tronditës jo vetëm për ata që e dëgjojnë dhe për familjarët dhe për të rinjtë të cilët janë më të ekspozuar të jenë dhunues dhe viktima.

Duke u ndalur te fenomeni i dhunës, sociologia u shpreht: 

 “Askush nuk duhet të marrës peng jetën e askujt në emër të dashurisë dhe të përdorë dhunën dhe format më çnjerëzore për të mbajtur dikë”, shprehet Malaj. 

E pyetur se si e gjykon brezin që po rritet çdo ditë në vendin tonë, nisur dhe nga rasti i fundit Znj.Malaj tha se rinia Shqiptare është vazhdimisht e predispozuar për të qenë dhunues, përdorues të lëndëve narkotike dhe autorë të veprave penale.

“Te raportet e deritanishme që tregojnë problematikat te të rinjtë, shihet një rritje e numrit të të rinjve që janë përdorues të lëndëve narkotike në moshë të hershme, dhunues në forma të ndryshme dhe ajo që është më e tmerrshme janë shifrat tronditëse të veprave penale të kryera nga të rinë dhe adoleshente”, tha Malaj

Ajo shtoi se, vetëm në vitin që lamë pas dhuna dhe veprat penale të kryera nga të rinjtë arrijnë deri në 1731. Të gjitha këto vepra penale ku 80 për qind e tyre janë kryer nga mosha të reja, dhe djem adoleshentë, tregojnë shqetësimin që duhet të kemi për brezin e ri.Rapotet gjithashtu tregojnë se moshat nga 20  deri në 29 vjeç janë të rinj të paarsimuar, të ekspozuar dhe me afër kryerjes së veprave penale.

Duke mos harruar që jo të gjithë moshat e reja janë pjesë e kategorisë së të rinjve problematikë, sociologia u shpreh: 

“Ka shumë të rinj, të cilët kanë sjellje dhe veprime të shkëlqyera në çdo ambient social dhe të tjerë të cilët ndjekin shembuj të botës së krimit.Kjo ndarje vjen për shkak të mënyrës se si rriten të rinjtë dhe adoleshentët , ambientit ku rriten dhe edukimi nga familja.Momenti më i rëndësishëm dhe primar që ndikon në natyrën dhe karakterin e një fëmijë është familja”.

Më tej ajo shpjegoi se asnjë fëmijë nuk ka lindur kriminel por mënyra si rritet një fëmijë, rrethanat dhe elementët të dhunës që mund të kenë qenë të shpeshta gjatë fëmijrisë së tij ndikojnë në karakterin e tij të dhunshëm.

“Fëmijët nuk janë vetëmn tuajt por edhe të shoqëriseë ku jetojnë. Ndaj ata kanë nevojë jo vetëm për formim akademik por edhe për formim qytetar dhe familjar, për kontroll dhe shkëputje nga rrjetet sociale dhe modelet e gabuara që ndjekin”, përmbylli Malaj në intervistën për Report Tv. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/04/2023 02:17

    Po cfare edukimi do te marre ai tani?! Ai eshte gomar plak- 31 vjec! Dhe cilet prinder kane per te edukuar kete kontigjent?! Ata qe mbjellin e shperndajne droge bashke me femijet,ata qe fshehin mjetet me te cilet femijet bejne krime, ata qe mendojne se femijet e tyre jane /engjej/ dhe dikush tjeter e ka fajin,ose ua kane bere me qellim te tjeret,apo ata qe i ndihmojne te arratisen, si rasti i djemve te av.Malindit(qe si njeri i drejtesise e me diplome,e ka idene e edukates,te se drejtes e gabimit)?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin