Ndeshja miqësore U-21 midis Serbisë dhe Anglisë e zhvilluar në Krusevac ka përfunduar në UEFA. Federata angleze e futbollit ka bërë një ankesë ndaj federatës serbe pas degradimit të ndeshjes në dhunë.

Ndeshja është shoqëruar gjatë 90 minutave nga fyerjet e tifozëve serb kundër atyre anglezë duke përfunduar në fund edhe në dhunë midis dy ekipeve. Ekipi anglez ka deklaruar se është dhunuar dhe fyer duke kërkuar në UEFA dënimin e federatës serbe.

Ndërkohë që edhe qeveria britanike i ka shkruar presidentit të UEFA-s, Michel Platini nga i cili ka kërkuar sanksione të ashpra kundër Serbisë pas fyerjeve raciste ndaj lojtarëve anglezë të bëra nga tifozët serbë

Ndeshja përfundoi me fitoren e Anglisë me rezultatin 1-0 duke u kualifikuar, por jehonën më të madhe e bëri ngjarja.

E njëjta situatë është përsëritur edhe në Maqedoni ku huliganët serb kanë lëshuar thirrje raciste ndaj shqiptarëve.

(d.b/shqiptarja.com)