Dhuna ndaj arbitrit në Peqin, reagon FSHF: Akt vandal, policia të marrë urgjentisht masat(VIDEO)

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj arbitrit në ndeshjen e kategorisë së parë mes Shkumbinit dhe Dinamos. Arbitri Sokol Bebja në këtë ndeshje u godit me grushte nga disa tifozë vendas pas përfundimit të ndeshjes, e cila u mbyll 1-1.

Në reagimin e saj FSHF i bën thirrje policisë të marrë masat dhe të dënojë agresorët sipas kodit penal, i cili në këtë rast jep nga 1 deri në 3 vite burg.

Postimi i FSHF-së

“Federata e Futbollit dënon me ashpërsi aktin vandal të dhunimit të arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo në qytetin e Peqinit.

FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar agresorët në fjalë dhe kërkon nxjerrjen e tyre të menjëhershme para ligjit, bazuar në nenin 274/A të Kodit Penal. FSHF garanton se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje në të gjitha instancat e drejtësisë.

FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e autoriteteve sportive dhe ndërhyrjet e huliganëve në dëm të cilitdo në ambjentet sportive.”

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm