Dhuna ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi prej 4 ditësh në intubim! Gjykata lë në burg organizatorin dhe 1 nga autorët! Prokuroria zbut akuzën! 3 agresorë ende në kërkim

TIRANË- Dritan Nano i arrestuar si organizator i dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, i intubuar prej 4 ditësh në spitalin e Traumës, është lënë në burg nga gjykata e Tiranës. Në seancën e sotme (1 qershor 2024) për vlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Tiranës u la në burg edhe dhëndri i tij Dorian Alia, një nga agresorët e sulmit ndaj avokatit.

Para togave të zeza, 58-vjeçari ka mohuar që te ketë qene ai organizatori i sulmit. Sakaq sipas agresorit sulmi ka ndodhur rastësisht dhe i paorganizuar.

Edhe për 3 agresorët e tjerët që janë në kërkim nga policia, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, është caktuar masa ‘arrest me burg’ në mungesë.

Prokuroria e Tiranës zbuti akuzën ndaj të dyshuarve duke rikualifikuar veprën penale nga vrasje të funksionarëve publik e mbetur në tentativë në ‘plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim dhe kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit, kryer në bashkëpunim.

Ndërkaq gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi i dhunuar 4 ditë më parë për shkak të detyrës, vijon të jetë e njëjtë. Ai ndodhet ende në intubim në spitalin e Traumës, i stabilizuar por pa asnjë ndryshim dhe po monitorohet intensivisht nga stafi mjekësor në reanimacionin e Traumës. Ai nënshtrohet ekzaminimeve herë pas here për të parë gjendjen e tij. Nëse gjendja e avokatit do të jetë e njëjtë edhe këto 2 ditë, ditën e hënë mund të ulet doza e qetësuesve në mënyrë graduale dhe mund të shihet si do të reagojë pacienti.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit 2024 sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç i cili u vetëdorëzua, ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45 vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.

58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë, aty ku sot janë ndërtuar kulla te Diga e Liqenit. Marrëveshja mes palëve (trashëgimtarëve dhe avokatit) është për të përfituar një përqindje të caktuar të pronës së fituar më gjyq, pra jo pagesë, por pjesë e pronës. Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.

Autorët e dyshuar të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi
- Dritan Nano, 58 vjeç nga Tirana - Organizatori - I ndaluar 
-Dorian Alia, 32 vjeç nga Tirana - Dhunuesi - U vetëdorëzua pasditen e 29 majit
-Elton Kasaj, 33 vjeç nga Tirana - Dhunuesi - Në kërkim 
-Drivald Alia, 21 vjeç nga Tirana - Dhunuesi - Në kërkim
-Romario Tabaku, 33 vjeç nga Tirana - largoi një nga autorët me makinë - Në kërkim

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Real: 01/06/2024 16:27

    Prokuroria e familjes Felaj mund ta zbuste akuzen pasi te permiresohej gjendja e avokatit, qe urojme te permiresohet. Deri ne ate moment akuza dhe alerti i policise per te kapur halabaket e tjere nuk duhet te bjere. Nese nuk behen shembull, atehere te urojme qe prokurorit ose familjareve te tij ti ndodh e njejta gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Hyri me forcë në një bankë të nivelit të dytë, Policia: Autori mund të ketë qenë i dehur

Korçë/ Hyri me forcë në një bankë të nivelit të dytë, Policia: Autori mund të ketë qenë i dehur