Sulmi ndaj Sokol Mëngjesit, Dhoma e Avokatisë: Do përshkallëzojmë qëndrimin me qëllim mostolerimin e dhunës ndaj avokatëve

Sulmi ndaj Sokol Mëngjesit, Dhoma e Avokatisë: Do përshkallëzojmë qëndrimin me qëllim mostolerimin e dhunës ndaj avokatëve

Sokol Mëngjesi

Dhoma e Avokatisë e ka cilësuar si sulm ndaj drejtësisë, dhunën për shkak të detyrës të avokatit Sokol Mëngjesi, mëgjesin e datës 29 maj në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, nga 4 persona, sulm i organizuar nga Dritan Nano. Dhoma e Avokatisë në një njoftim për shtyp ka nënvizuar se do të përshkallëzojë qëndrimin me qëllim mostolerimin e dhunës ndaj avokatëve.

Reagimi i plotë i Dhomës së Avokatisë

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, me shqetësim të madh është duke ndjekur në vijimësi ecurinë e gjendjes shëndetësore të kolegut dhe njëkohësisht profesorit të Fakultetit të Drejtësisë, z.Sokol MENGJËSI. Duke marrë shkas nga ky akt tejet i rëndë kriminal, i cili në analizën e gjithë qëndrimeve është inkurajuar nga denigrimet e vazhdueshme bërë figurës së avokatit, duke filluar që nga vlerësimet e politikës, të administratës shtetërore, të trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të disa përfaqësuesve manipulues e keqadashës të medias e të  publikut, kanë bërë që të frymëzojnë dhe ushqejnë eksese të tilla kriminale.

Komiteti Drejtues në mbledhjen e tij të ditës së Premte, më 31 Maj 2024, ju bën thirrje dhe kërkon nga të gjithë pa përjashtim, të respektojnë e të vlerësojnë me mirënjohje të veçantë rolin dhe kontributin e avokatit në funksionimin cilësor të drejtësisë.

Dhuna ndaj avokatit është dhunë ndaj drejtësisë, ndaj gjyqtarit, prokurorit, përmbaruesit e noterit. Komiteti Drejtues i Dhomës, për këtë ngjarje të rëndë kriminale, shpreh keqardhjen për mungesën e një qëndrimi apo dënimit të tij,  nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve,  për atë ç'ka i ndodhi kolegut Tonë.

Duhet të bëjmë me dije që ligjvënësi në një nen të veçantë të Kodit Penal, për shkak të rolit dhe veprimtarisë të rëndësishme publike, vë në mbrojtje të cilësuar subjekte të tilla si deputetin, gjyqtarin, prokurorin, avokatin, ushtarakun dhe një sërë subjektesh që ushtrojnë funksione publike.

Dhoma e Avokatisë do të përshkallëzojë qëndrimin e saj me qellim mostolerimin e dhunës fizike apo psikike ndaj avokateve, si dhe në mbrojtje të dinjitetit profesional dhe interesave të jetës shëndetit e familjarëve të tyre.

Me shpresën që vepra të tilla dhune të mos përsëriten urojmë dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë dhe të plotë të kolegut Tonë Av. Sokol MENGJËSI.

Komiteti Drejtues gjen rastin të përcjell një vlersim të veçantë për ekipin e mjekëve të talentuar dhe të përkushtuar të cilët, që në kontaktin e parë dhe në vazhdim ndjekin dhe kujdesen për kolegun Tonë. Gjithashtu, përshëndesim Drejtorinë e Policisë së Shtetit Tiranë, për profesionalizmin e treguar në evidentimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve të këtij akti barbar, të cilët duhet të përgjigjen para drejtësisë.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/06/2024 02:48

    Shume dakord me ju.Njerezit e drejtesise duhen paguar vetem me para,jo ne natyre.Pronat qe i marrin si ekuivalente ne natyre me ate qe duhet te merrnin ne /cash/ u ndryshon vlera me kalimin e kohes dhe ne baze te tregut.Keshtu i bie p.sh nese X i paguan ne natyre av.Y,le te themi, me nje apartament qe kushton 100 000 $, qe ndoshta mund te jete vlera ekuivalente e sherbimit te marre po te ishte ne cash,avokati del me fitim me te mire,sepse neser atij apartamenti mund t'i rritet vlera dhe avokati mund t'a shese per 250-300 000.Dhe keshtu u dalin te ardhurat te dyshimta kur futen ne site.Kurse qytetari qe ja ka dhene, mund te haje veten nga marrazi, qe ja dha avokatit kaq lire duke pare sa ka shkuar me vone vlera e atij apartamenti dhe duke menduar sa mund te kishte fituar po t'a kishte akoma vete.

    Përgjigju
  • me thene te drejten: 01/06/2024 18:53

    me vjen keq per sokolin si njeri she uroj sherim te shpejte por por por duhet te kuptoni mire qe avokati duhet te beje punen e avokatit dhe jo te biznesmenit pasi avokatet e marrin pagesen we ne fillim dhe nuk duhet te aplikojne medoda te tilla perqindesh ne ndertim e bla bla por kete praktike e ka futur kyetari i dhomes.....qe eshte aksioner ne prona te shumta.. ky veprim sigurisht qe nuk justifikohet por u bej thorrje edhe avokateve qe te bejne punen e avokatit dhe jo te perzihen ne perqindje ndertimi, ky eshte mendimi im

    Përgjigju
  • goshi: 01/06/2024 18:53

    Ne radhe te pare pastroni veten se shumica jane te korruptuar e te degjeneruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës