Denoncimi i aktivistit: Prona për të cilën u godit avokati Sokol Mëngjesi u dha për ndërtim nga vetë Berisha

Denoncimi i aktivistit: Prona për të cilën u godit avokati Sokol Mëngjesi u dha për ndërtim nga vetë Berisha

Sokol Mëngjesi dhe Sali Berisha

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht disa ditë më parë, pas një gjyqi pronësie.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, Sali Berisha, që është një prej klientëve të Mëngjesit, tha se ai u dhunua me urdhër të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, gjë që në fakt nuk është e vërtetë.

Por aktivisti Ervin Goci shkruan se në fakt, prona për të cilën u dhunua avokati Mëngjesi, është dhënë për ndërtim pikërisht nga Sali Berisha kur ishte kryeministër.

“Prona për te cilën u godit ne koke avokati është ne një toke qe dikur ka qene pjese e Parkut te Liqenit, pra ku nuk do mund te ndërtohej. Ishte ish-kryeministri Berisha qe e hoqi ne vitin 2010, me VKM pjesen nen dige, nga hapesire e Parkut per t'ja dhëne ne dore lubive.

Nëse ajo hapësire do te ishte sot prone publike, asnjë nuk do t'u sulej si lubi për ta kullufit, do kompensohej sipas ligjit.

Problemi është se njerëzit me pushtet panë milionat aty dhe e hapen saliçiniesken, pastaj erdhën ustallarët dhe përfunduan veprën.

Aty ku sot duhet te ishte një park, ka 7 kulla, dhe ndonjë tjetër qe pritet te ndërtohet, dhe nje avokat qe po lufton me jetën. Për koincidence qëllon qe është avokati i atij qe e ka fillu gjithë ketë mesele.

Problemet janë shume me te thella se s’thonë dallaveraxhinjt në konflikt interesi dhe mediat e kapura. Problemi është m'u ne themelet e strukturës se kalbur qe kërcet çdo dite..”, shkruan Goci në rrejtin social Facebook.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç i cili u vetëdorëzua, ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45 vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.

58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë, aty ku sot janë ndërtuar kulla te Diga e Liqenit.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shyqyri orlishta: 03/06/2024 11:51

    Komentuesit këtu ma shumë flasin për urrejtje sesa u intereson për drejtësin,kur këtu thuhet qart shqip se problemi oshtë te paguesi i cili nuk ka dasht me pague sherbimin që i ka ba abokati llogarite qka oshtë në gjendje me ba nji kriminel si ky e si këta,kurse disa komentues të pa ftyr mundohen ta tjetersojn qashrjen te kthejn jo nė kohen e berishes e jo në kohen e ati apo këti kjo ska sens qfar po ngjan në popullin tonë.

    Përgjigju
  • Liri: 02/06/2024 08:59

    Julutemi Mosnaj permendni nji psihopat Salikon papa i Romes ne Itali sali berisha ne tiran tradhtar numer 1qenekohen etijbori qmos bazi bulluke vrasje shitje gocat te humbura neper spitalet e perendimit marveshje me Milosevicin Bulatovicin dhe qorin e Maqedonis Qiro Gligorovin per spastrimin e Shqiptarve nga Kosova ivetmi Berisha finansonte Serbin Kurse evropaibonte embargo sala ne Shen naum te Ohrit busqeshte

    Përgjigju
  • Ame rika 5445v: 02/06/2024 07:22

    Pasirite e Qyteareve nga Qeveria Berisha Biznes qe " HA ,,JETE NJERZISH ! Mos BULLIZONI e POLITIZONI NGJARJEN e RENDE qe nje NJERI po LUFTON me JETEN !

    Përgjigju
  • Return: 01/06/2024 23:36

    Pse nuk e rikthen në identitet Lali me Edvinin, t'a bëjë Lulishte e Park Publik,pjesën e mbetur,aty poshtë Digës?!

    Përgjigju
    • Pjeter: 02/06/2024 10:37

      Sepse nuk eshte me prone shteterore or tajiii,eshte private,dhe qe ti shpronesosh ka rregulla,nuk mundesh si pas qefit!! Problemi eshte vetem midis paleve ne konflikt,qe perfundoi me nje agresion fizik. Me sa lexojme,ka nje kontrate te ligjeshme.Une behem avokati juaj ne proçes,kompesimi im per sherbimin ma jepni ne prone,qe eshte e baras vleshme me kete lloj prone,e percaktuar ne kontrate,dakord?? Dakord! U firmos dakordesia,tani keta zanatçinjte i thone jo,nuk duam te ta japim prone,por para, e avokati do qe ti japi vlere legale kontrates,dhe e kerkoi kete te drejte ne gjyq, e ketu del pastaj qe problemet marrin vorbullon alla shqiptarce!!

    • Arti: 02/06/2024 10:18

      Si kthehet ne identitet di gje ti,,na e thuaj dhe ne,,,te prishen kullat,,dhe ata njerezit qe jetojne aty,,do ti kompesosh ti nga xhepi YT,,,sa shkurt i bini,,,me perpara ju flet bytha se goja,

    • Tahipi: 02/06/2024 09:37

      Sepse ka nje vendim gjykate mor idiot qe ka lejuar vazhdimin e ndertimit kur veliaj dhe rama e bllokuan . Ai vendim perben precedent gjyqesor ne kete rast dhe cdo gjyq tjeter do ishte i humbur . Apo ta bejme si ne kohen sali moterqirit thua ti me pushtetin e te madherishmit vendoset cdo gje dhe ci qi motren te drejtave te pronareve dhe vendimeve gjyqesore pupupu. Si llogjikoni keshtu ju te saliut sikur keni copa kari ne koke , e habitshme shume eshte !!??

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 01/06/2024 22:53

    Sali Bajga do ngelet si njeriu më i ZI i historis Shqiptare. Si kriminel, hajdut , e Haxhi Qamil.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë