Yllka Rugova, nxënëse në shkollën fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ka qenë disa herë dëshmitare e dhunës fizike e edhe psiqike në shkollën e saj. Madje në disa raste ajo ishte edhe viktimë e dhunës psiqike aty. Java kundër dhunës ndaj fëmijëve po nisë me shqetësim se ky problem akoma është mjaftë i madh në shoqërinë tonë. Sipas OJQ-ve, shqetësues mbetet fakti se prindërit nuk janë në gatishmëri të bashkëpunojnë me shkollat në këtë drejtim e edhe vet shkollat në shumë raste i fshehin këto vepra. E krejt kjo për të ruajtur 'imazhin' e shkollës. Në një takim me media, të organizuar nga organizata jo qeveritare 'Syri i Vizionit' nga Peja, në partneritet me organizatën 'Save dhe Children', ku edhe prezantuan programin me aktivitetet e tyre për këtë javë, Yllka tregon se shumë herë nxënësit diskriminohen për arsye të ndryshme siç është pesha, gjatësia e shumë dukuri të tjera natyrore.  "Ka pasur dhe vazhdon të ketë raste të dhunës, mirëpo jo aq sa të zmadhohen edhe aq shumë, kam pasur rastin të jem edhe vet pjesë e saj, por jo dhunë fizike, por e asaj psikike duke thirrur me emra të ndryshëm , po ashtu ka pasur edhe raste të diskriminimit ndaj nxënësve që kanë qenë më të shkurtër ose më të rashë duke i ofenduar me anë të emrave të ndryshëm", thotë ajo. do të ketë edhe disa shfaqje teatrore që synojnë vetdijësmin e protagonistëve në këtë dukuri. Naser Lajqi, nga 'Syri i Vizionit', thotë se gjatë punës në terren hasin në raste të ndryshme të dhunës ndaj fëmijëve dhe vazhdimisht organizojnë aktivitete për të rritur besimin e fëmijëve që të mos heshtin por të raportojnë rastet e tilla të dhunës.

Sipas tij, në legjislacion për mbrojtjen e fëmijëve është punuar por në praktikë është ngelur shumë prapa. Ai thotë që është momenti i fundit për të reflektuar dhe drejtorët e shkollave të mos fshehin më atë që ndodhë aty.

'Syri i Vizionit' gjatë javës kundër dhunës së fëmijëve do ta shtrijë aktivitetin në pesë komuna, në Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Gjakovë dhe Ferizaj.

Të hënën me datë 20 tetor 2014, në qytetin e Mitrovicës do të inskenohet shfaqja "Kur kam të drejtë, kam..!", me qëllim të vetëdijesimit dhe angazhimit te të gjithë akterëve në dhunën ndaj fëmijëve. E njëjta shfaqje do të jetë edhe në Pejë të mërkurën, në teatrin "Istref Begolli.

Gjithashtu, do të ketë edhe takim me të fëmijëve me Avokatin e Popullit, Sami Kurteshin, e edhe debat publik nga fëmijët me të parën e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. Në këto aktivitete, organizata ka zgjedhur nga dy shkolla nga secila komunë./kosovapress/