Dhuna ndaj gazetarëve, Gjekmarkaj në Komisionin e Medias: Të ndëshkohet kush prek njerëzit e medias në krye të detyrës

Komisioni i Medias nisi sot me shqetësimin e ngritur nga Kryetari i Komisionit, Agron Gjekmarkaj për dhunën shtetërore ndaj gazetarëve. Ai mori shkas nga ngjarja e rëndë ndaj gazetares dhe operatorit gjatë raportimit të lajmit për vrasjen e një biznesmeni në Tiranë në zonë e Qafë Mollës.

 Agron Gjekmarkaj vuri në dukje se sulmi nga afektivët e policisë ndaj njerëzve të medias ndodhi pa arsye, ndërsa ata ishin në krye të detyrës.

“Të dënojmë këtë ngjarje të rëndë. Ne e kemi edhe në Kodin zakonor, që lajmësi është gjithmonë në besë dhe duhet të jetë gjithmonë i garantuar. Është moment i trishtuar, kur pikërisht në përpjekjen e vet për të transmetuar të vërtetën dhe për të përcjellë lajmin tek shoqëria, në krye të detyrës, gazetarja sulmohet pikërisht nga ata që duhej të ishin mbrojtësit e gazetarëve, në këtë rast, një polic. Pa ngjyrime të djathtë apo të majtë, ne biem dakord që ishte një akt i shëmtuar, një akt që duhet dënuar”- tha Gjekmarkaj.

Kryetari i Komisionit të Medias i bëri thirrje Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të reflektojnë nga ngjarje të tilla që vënë në rrezik jetën e gazetarëve. Kryetari i Komisionit parlamentar të medias kërkoi ndëshkimin nga drejtësia të kujtdo që dhunon gazetarët në krye të detyrës.

“Është një akt që kërkon një reflektim për atë çfarë është trupa policore në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ministri i Brendshëm, do të duhej ta rishikonin trupën e tyre, çfarë kanë rekrutuar në këto vite, sepse për hir të së vërtetës, në 30 vite liri shpeshherë policia i ka bërë betejat e veta, por shpeshherë është ngritur edhe kundër moralit qytetar me pjesëmarrës të padëshiruar që ka patur aty dhe ka ende, të cilët janë rekrutuar jashtë çdo kriteri profesional dhe njerëzor. Do të duhej shumë që policia të ishte profesionale, në lartësinë e detyrës dhe mbi të gjitha korrekte me gazetarët, që në këto vite kanë bërë beteja jo të vogla për të sensibilizuar shoqërinë për abuzime të pushtetit por në raport me të vërtetën dhe lajmin. Besoj jeni të gjithë dakord një akt i tillë nuk duhet të përsëritet dhe mbi të gjitha të ndëshkohen akte të tilla nga drejtësia më shumë nga drejtësia se sa nga opinioni publik i cili mban qëndrim etik.”- tha Gjekmarkaj.

Efektiv që shty dhe rrëzoi një ditë më parë gazetaren Anila hoxha dhe operatorin që e shoqëronte u shkarkua nga detyra dhe do të ndiqet penalisht. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë ku gazetarët kishin vajtur për të raportuar në Qafë Mollë ku u gjet i vrarë dhe i groposur biznesmeni Ruzhdi Hoxha. Gazetarët nuk u lejuan nga policia të filmon dhe t’i afroheshin vendit të ngjarjes, ndërsa një nga efektivët e policisë është nervozuar dhe ka shtyrë me forcë një operator. Ky i fundit ka rrëshqitur dhe më pas ka rrëzuar në tokë edhe gazetaren Anila Hoxha, të cilët përfunduar në një rrëpirë buzë rrugës.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latifi: 08/11/2021 15:38

    Zoti Dom Gjakmarkaj!edhe gazetaret duhet te zbatojne rregullat e policies!.

    Përgjigju
  • Rexhep Delirant Kasap Debil Bule Leka [ kepi ]: 08/11/2021 14:44

    O Gjek Markaj ti je sahan lëpirsi më i ndyr që ka Shqipria. Ti je një njeri pa shtyll kurizore o vezore. Po jeta nuk shtyhet me dridhe like për dy aspra. Prandaj prit o beg se ka hendek. Postin e deputetit do ta shofësh me dylbi o ylvi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja