Gjykata e Apelit Tiranë ka shprehur shqetësim për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit investigativ të Report Tv Adriatik Doci nga një person që e goditi nga pas pranë banesës. Në një reagim, gjykata e Apelit thekson se duhet kryer sa më shpejt hetimet dhe ka besimin se organet kompetente do të cojnë para drejtësisë autorin.
Duke vënë theksin se askush nuk duhet të cënohet për lirinë e fjalës dhe të opinionit, në reagimin e gjykatës së Apelit Tiranë përmendet rëndësia e tolerancës për diversitet mendimi.
“E drejta e çdokujt për të shprehur lirisht mendimet dhe opinionet e veçanërisht, liria e gazetarëve për të shpërndarë ide dhe informacion, duhet të respektohet dhe garantohet. Gjykata e Apelit Tiranë shpreh shqetësim për lajmin lidhur me dhunën ndaj gazetarit Adriatik Doçi. Për të garantuar lirinë e medias, raste të tilla duhen hetuar shpejt, ndaj me besimin se organet kompetente do të përmbushin me korrektësi detyrën që u ngarkon ligji, le të shpresojmë se shoqëria jonë do të rrisë ndërgjegjësimin dhe frymën e tolerancës për diversitetin e mendimit”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.
Gazetari i investigativ i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi, u dhunua për shkak të detyrës ditën e djeshme nga persona ende të paidentifikuar. Gazetari është ndjekur nga disa persona dhe është goditur nga pas me sende të forta, shumë pranë banesës së tij, në rrugën Pashko Vasa në Tiranë. Gjendja shëndetësore e Adriatik Doçit fatmirësisht është e mirë, ndërkohë që gazetari u paraqit në polici ku dhe denoncoi me detaje aktin e dhunës ndaj tij.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Shkurt, 08:43
Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?
-
Pozitive
40.5%
-
Negative
47.7%
-
I dyzuar
11.7%
Vota total: 6427
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Adriatik Doçi: Faktet/ Berisha propozoi ligj për martesat gay pas takimit me Soros, sot propozon të kundërtën nga halli i non gratës
29 Janar, 16:55
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Doçi në Report Tv: Këlliçi në hetim edhe për pastrim parash, kontrabandë e mashtrim! Beqiri: Mohoi bashkëjetuesen që t’i shpëtojë SPAK
6 Janar, 18:39
-
Berisha në SPAK, Doçi: Protestë për hall personal, presion që të mos mbyllet dosja e 21 janarit e Gërdecit! Beqiri: Ka mbetur me 20 anëtarë të organizatës kriminale
6 Janar, 17:54
-
Adriatik Doçi: Poshtërimi i shtatëfishtë i Sali Berishës, mesazhi dhe pasojat e vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi
3 Janar, 15:14
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
Aplikacionet kriminale/ Banushi: Grupet kanë menduar se komunikimet nuk do zbërtheheshin! Doçi: Me 'Matrix', SPAK do bëjë tërmet tjetër në botën e krimit
3 Dhjetor 2024, 17:44
-
Dosjet 'e nxehta'/ Adriatik Doçi: Meta është vizatuar si koka e korrupsionit, Kryemadhi merimanga! Përdorën biznesmenë si bankomat
18 Nëntor 2024, 19:56
-
U dënua për ‘Babalen’/ Denoncimi i Bardhit: Skandal, Gjykata e Apelit po vonon zbardhjen e vendimit ndaj Ervin Salianjit! Po pengohet rekursi, regjim totalitar
11 Nëntor 2024, 12:52
-
'Video e Shkëlzenit te zyra e Priftit!' Gazetari Doçi zbulon në 'Studio Live': Si e shantazhoi Meta, Berishën, kur ia kopsiti dosjen në 2009! Noka në hetim pasuror! Nga i pastrehë, me pasuri 1 mln euro
4 Nëntor 2024, 19:22
-
Dosja 'Meta'/ Adriatik Doçi në 'Studio Live': Ja cilët persona përdori si bankomat! Është faktuar se ndërhyri për rritjen e çmimit të energjisë
4 Nëntor 2024, 19:14