Carlo Bollino: Heshtja nga ana e politikës pas agresionit, një medalje pavarësie për gazetarin Adriatik Doçi

Carlo Bollino: Heshtja nga ana e politikës pas agresionit, një medalje pavarësie për gazetarin Adriatik Doçi

Gazetari investigativ i Report TV, Adriatik Doçi, u sulmua në mes të ditës pranë shtëpisë së tij nga një bandit që e goditi dhe më pas u largua. Një akt barbar ndaj një gazetari të guximshëm që prej vitesh denoncon abuzimet që politika kryen kundër të vërtetës. Shumë kolegë reaguan duke i treguar solidaritet Adriatikut, të tjerë u përpoqën ta fshehin emrin e tij duke e shënuar vetëm me iniciale, sikur të ishte ai banditi. Të tjerë akoma e fshehën edhe lajmin vetë, në stilin më vulgar të censurës. Arsyeja e heshtjes është e thjeshtë: Duhet të shmangin faktin se agresioni kundër Adriatik Doçit, i ashpër në denoncimet e tij sidomos kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës, të mund të bëjë të mendohet se pikërisht Berisha ose Meta janë dërgonjësit. Në të vërtetë, ata që ngrenë dyshimin janë pikërisht Sali Berisha dhe Ilir Meta të cilët gjithnjë të gatshëm të denoncojnë çdo dhunë verbale të "regjimit" kundër medias, këtë herë heshtin kundër barbarëve që përdorën dhunën fizike ndaj gazetarit tonë. Asnjë fjalë denoncimi, asnjë fjalë solidariteti. Por nuk janë të vetmit që heshtën. 

Shqipëria ka nisur negociatat e pranimit në Bashkimin Europian. Drejtoi OSBE, është anëtare e NATO-s dhe e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe pas pak ditësh do të presë takimin më të rëndësishëm të Bashkimit Europian të mbajtur ndonjëherë në Ballkan. Por pavarësisht kësaj, ndodh që një gazetar investigativ, për t'i mbyllur gojën, e sulmojnë në mes të ditës pranë shtëpisë së tij dhe politika, e gjithë politika, hesht. Hesht opozita dhe e kuptojmë se përse, por hesht edhe qeveria.

Gazetarët në shërbim të opozitës mbrohen nga opozita, ndërsa gazetarët që nuk janë në shërbim të askujt si Adriatik Doçi, nuk gëzojnë asnjë mbrojtje. Duket një akt dobësie, por në të vërtetë është totalisht e kundërta. Ne presim që policia dhe prokuroria të identifikojnë auitorin dhe dërguesin e tij, pasi sulmi është fiksuar nga një kamera sigurie. Ndërkohë, i dashur Adriatik, heshtjen e politikës pas agresionit ndaj teje, konsideroje si një medalje profesionale. Eshtë prova, përtej çdo dyshimi, e lirisë tënde dhe e pavarësisë sonë. Të jesh vërtetë i pavarur, do të thotë të jesh dhe i vetmuar.

a.m.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miranda Bakiasi: 17/11/2022 11:34

    RESPEKTE PER GAZETARIN . STOP DHUNA PER GAZETARET.GAZETARE I VERTE DHE PROFESIONIST. KA DENONCUAR PERSONA ME PUSHTETE.

    Përgjigju
  • Artur: 14/11/2022 12:42

    "Të jesh vërtetë i pavarur, do të thotë të jesh dhe i vetmuar." nuk pajtohem me kete fjali.Ju nuk do te jeni kurre te vetmuar,qytetaret e ketij vendi ju mbeshtesin dhe ju duan mos u perkulni para ketyre mortjeve te peshtire.Misjoni juaj eshte shume i larte dhe fisnik. JU NUK JENI VETEM

    Përgjigju
  • minushe: 14/11/2022 09:25

    sherim te shpejte! gazetar me kurajo te vecante!

    Përgjigju
  • Luani: 14/11/2022 08:45

    Respekt per gazetarin profesionist dhe dinjitoz Adriatik Doci,i cili me penen e tij nxjerr ne pah cdo afere korruptive te djathte ,te majte apo te perbashket te mafiozeve te ndryshem si dhe mbrojtesve e bashkepunetoreve te tyre politikane e sidomos te atyre qe dhe foshnjat ne djep u drejtojne gishtin si gangstere,te korruptuar ,si spiune e te shitur dhe qe njihen tashme nderkombetarisht.Dhe ata jane Berishe UDB-ashi e Meta-j spioni,qe se fundmi po flitet se jane vene edhe ne sherbim te KGB-se Ruse e paguhen prej tyre.Edhe ky sulm banditrsk mendohet dhe dyshohet se vjen prej kesaj dysheje ogurzeze e kamikazeve te tyre dhe shpresojme qe policia dhe organet e specializuara shqiptare te zbulojne autorin e me pas po te jemi me fat te arrijme dhe tek porositesit e ketij sulmi te ndyre.Qeverria shqiptare dhe shumica socialiste duhej te denonte kete akt banditesk dhe nese nuk shprehet,qofte dhe formalisht,tregon se fjalet e saj per liri te shtypit e te medias dhe per gazetari te pavarur jane vetem fjale dhe do te ishte ne turpin e tyre po te fshihte koken si struci!Ky akt kriminal ndaj Adriatik Docit vjen dhe si pasoje e inaktivitetit dhe e mbrojtjes direkte e indirekte qe u ben Arben Kraja gjitoneve te tij ne Lalez,pasi ata gezojne imunitet nga organi "i shpreses" sone,nga SPAKU qe dridhet perpara Like Spionit e Berishe kriminelit e spiounit te disa sherbimeve te huaja armiqesore ndaj vendit tone.Edhe Llalla do te kishte bere -i detyruar nga opinioni publik-ndonje levizje kunder ketyre,kurse Kraja ben sikur merret me ndonje kallzim kunder tyre sa per te shtyre kohen e per te kaluar afatet ligjore sic beri me njeren prej dosjeve te like Floririt=Spionit per grabitjen e floririt nepermejet prokurores se tij,Manjola Nallbani!

    Përgjigju
  • Kistra: 14/11/2022 08:40

    Kur shkruan Bollino nuk ke cfare te shtosh, vecse t'a duartrokasesh!

    Përgjigju
  • Afërdita: 14/11/2022 07:13

    Jam me Gazetarin.Ì uroj shërim të shçejt. Mafjozi Sali e Ìlir duhen futur në burg

    Përgjigju
  • Mandi: 13/11/2022 23:36

    Cdo sulm i cfardo natyre, vecanerisht dhuna fizike, ndaj nje gazetari duhet te ndershkohet ashper nga shoqeria dhe organet qe ekzistojne per kete qellim. Sa per politiken, ajo duhet te qendroje larg medias sepse eshte e korruptuar dhe kriminalizuar.

    Përgjigju
  • Alniku: 13/11/2022 22:09

    Adriatik djali kurrë mos u ndal ndaj këtyre vandale. Duhet për hir të njerëzve të thjeshtë Zoti të dhëntë kurajë ????????????????????

    Përgjigju
  • Timi: 13/11/2022 21:22

    Gazetar trim nxjerr te palarat peshqeve te medhej

    Përgjigju
  • xhemal: 13/11/2022 20:37

    Une jam ne krah te gazetarit kurajoz..

    Përgjigju
    • !!!: 14/11/2022 11:55

      Beni, me mire qe nuk reagojne, pasi tregojne fytyren e tyre prej corbaxhinjesh!

    • Beni: 14/11/2022 10:01

      A keni degjuar ndonje reagim nga shoqatat e gazetareve se nuk ka pare gje

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion