Dhuna ndaj gazetarit Drishti, AMA: Alarm për lirinë e medieve, hetim të thelluar

Dhuna ndaj gazetarit Drishti, AMA: Alarm për lirinë e medieve, hetim të thelluar

Pamje nga momenti i sulmit ndaj gazetarit

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Ismet Drishti nga një grup të rinjsh. AMA dënon me forcë dhunën ndaj gazetarit dhe drejtuesit të televizionit ‘Zjarr Tv’, ndërsa kërkon një hetim të thelluar për kapjen e autorëve.

Më tej, AMA sqaron se dhuna ndaj Drishtit përbën alarm për lirinë e medieve në Shqipëri, duke shtuar se ky është sulmi i dytë që kryhet ndaj ‘Zjarr Tv’ dhe drejtuesit të saj.

"Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA dënon me forcë dhunën ndaj gazetarit dhe drejtuesit të Televizonit “Zjarr TV” Ismet Drishti. AMA u kërkon autoriteteve përkatëse që të kryhet një hetim i thelluar për gjetjen e autorëve të ushtrimit të dhunës, që ka sjellë dëmtimin fizik  të Z. Drishti, por dhe që përbën alarm për lirinë e medias në Shqipëri.

Ky është sulmi i dytë që kryhet ndaj “Zjarr TV” dhe drejtuesit të saj. Pak ditë më parë u dhunuan ambientet e këtij  televizioni dhe pajisje të shumta u dëmtuan ose u vodhën nga persona ende të pazbuluar nga policia.

AMA apelon fuqishëm ndaj autoriteteve përgjegjëse të sigurisë në vend që të bëjnë të gjitha përpjekjet që ata që kanë ushtruar dhunë ndaj gazetarit Ismet Drishti të përballen me ligjin, si një garanci për krijimin e  një mjedisi më të sigurtë për lirinë e medias dhe për të gjithë gazetarët"

deklarata e AMA-s

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja