Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur një bashkëpunim me platformën TikTok, që synon ndalimin e shpërndarjes së përmbajtjeve të dëmshme, siç janë videot ku shfaqet apo nxitet dhunë e çdo lloji, që përmbajnë gjuhë urrejtje, që shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut etj.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, në një postim në rrjetet sociale ku ka sqaruar se në platformën TikTok, është hapur për llogari të Autoritetit, një kanal, në të cilin do të hidhen përmbajtjet e verifikuara nga ekipet e AMA-s, si të dëmshme, për tu ndjekur më pas zyrtarisht nga Platforma për masa të mëtejshme.
Për këtë arsye në webin zyrtar të AMA-s është hapur një dritare e dedikuar, ku mund të raportohen videot e dëmshme, që publiku ndesh gjatë lundrimit në platformën TikTok: https://ama.gov.al/denonco-shkelje-per-tiktok/
Videot e ardhura nga këto raportime do të shqyrtohen nga ekipet e AMA-s, dhe çdo video e konstatuar në shkelje të së drejtës dhe etikës do të raportohet zyrtarisht në Platformë për marrjen e masave të nevojshme.
"Duke filluar nga sot, ju ftoj të raportoni në linkun e dedikuar, në faqen zyrtare të AMA-s, çdo përmbajtje të dëmshme sipas mendimit tuaj, që shfaq apo nxit dhunë, që përmban gjuhë urrejtje, që shkel të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, shkruan Krasniqi. "Çdo përmbajtje që cenon liritë tona duhet ndaluar. Bashkërregullimi është tashmë formula e gjithëpranuar për një treg mediatik të dobishëm për të gjithë, dhe ne mund të bëhemi pjesë aktive e këtij proces"
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.2%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 589
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'TikTok, luftë gjeo-politike mes SHBA dhe Kinës', eksperti i IT-së: Në Amerikë dhe Shqipëri nuk do mbyllet! Një i ri harxhon mesatarisht 6-8 orë në ditë me aplikacionin
22 Janar, 14:25
-
SHBA/ Ylli i Youtube, Mr.Beast po kërkon të blejë TikTok për të shmangur ndalimin e aplikacionit pas vendimit të Gjykatës së Lartë
22 Janar, 07:18
-
Rama në Davos takon përfaqësuesen e TikTok për Europën: Do rihapet shumë shpejt, por vetëm me garancitë e nevojshme
21 Janar, 14:30
-
SHBA/ Nga dalja prej Marrëveshjes së Parisit, 'dy gjinitë' e falja e 1500 sulmuesve të Kapitolit më 6 janar! Urdhrat që Trump firmosi ditën e parë
21 Janar, 08:45
-
SHBA/ Trump nxiton për shpëtimin e TikTok, rrjeti rikthehet në funksionim: Dekreti për të bllokuar ndalimin të hënën
19 Janar, 20:15
-
Mediat sociale, kalbja e trurit dhe vdekja e ngadaltë e leximit
19 Janar, 08:28
-
TikTok mbyllet në SHBA! Mesazhi për përdoruesit: Për fat të mirë vjen Trump (që ka gati një urdhër presidencial për të shtyrë bllokimin)
19 Janar, 07:37
-
Trump thotë se me 'shumë mundësi' do të shtyjë mbylljen e TikTok në SHBA, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar
18 Janar, 19:38
-
E ardhmja e rrjetit TikTok në SHBA
18 Janar, 16:11
-
Gjykata e Lartë në SHBA miraton ndalimin e TikTok! Vendimi hyn në fuqi më 19 janar
17 Janar, 16:12
-
TikTok po përgatitet për mbylljen në SHBA nga e diela, Trump mund të bllokojë ndalimin e platformës me 90 ditë
16 Janar, 15:37
-
Elon Musk gati të blejë TikTok, ideja kineze për të shmangur ndalimin në Shtetet e Bashkuara
14 Janar, 07:26