Dhuna ndaj grave, Shtraza: Duhen më shumë fonde për shoqatat! Tusha: Janë rritur rastet e raportimit të dhunës

Përgjatë vitit 2023 në Shqipëri janë lëshuar mbi 2 mijë kërkesa për urdhra mbrojtje ndaj grave e vajzave, që kanë denoncuar dhunën. Krahasuar me një dekadë më parë janë 30%më shumë denoncime.

Irena Shtraza, UN Women, nga ‘Rrjeti i Fuqizimit të Gruas’ në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj, vuri theksin tek nevoja për më shumë investime për shoqatat e grave dhe që të parandalohet dhuna në të ardhmen.

‘Në polici për këtë vit janë diku 4300 denoncime. Ka politika dhe programe, ka edhe fonde që jepen, por nuk mjaftojnë pasi rehabilitimi dhe integrimi në shoqëri nuk mjafton. Çalon edhe sistemi pasi një pjesë nuk janë në punë, shteti s’ka banesa sociale. Politikat dhe programet i kemi shumë të mira, por nuk kemi fonde. Prandaj mesazhi është investo për të parandaluar dhunën. Parandalimi çalon, kërkon shumë përpjekje sistematike. Janë punë të përditshme. Buxheti është i pamjaftueshëm.’- tha Irena Shtraza, nga ‘Rrjeti i Fuqizmit të Gruas’.

Kristiana Tusha, koordinatore nga ‘Linja e Këshillimit’, u shpreh se nga viti në vit është përmirësuar situata në lidhje me ndërgjegjësimin e grave për dhunën. Tusha tha se janë rritur rastet e raportimit të dhunës.

‘Linja e Këshillimit’, është një linjë kombëtare që është themeluar për gratë dhe vajzat që janë në situatë kritike dhe për t’i mbrojtur. Këto janë dy shërbimet parësore që ne kemi, por kryesorja është që t’i mbrojmë ata dhe ti japim mbështetje. Nëse flasim për një mesatare telefonatash janë 10 telefonata në ditë. Gjatë këtyre viteve kemi pasur ndryshime për mirë. Në 2022 numri i telefonatave ishte 3600. Për 2023 janë 3800 që janë raportuar deri tani. Kjo është një hap i mirë për t’i dhënë zë grave dhe vajzave që gjenden në një situatë të vështirë. Në këtë rast është një element i mirë për të treguar se po referojnë dhunën, pasi telefonata është hapi i parë drejt ndihmës që ata kërkojnë. Janë grup moshat mbi 18. Së pari është dhuna fizike, element pozitiv që shumica e grave janë ndërgjegjësuar për dhunën edhe atë psikologjike. Numrat 116-117 janë falas për të raportuar për dhunën. Kemi shërbim ligjor falas. Kemi avokate që ndje procesin nga fillimi deri në fund për procedurat ligjore.’- u shpreh Kristjana Tusha, koordinatore nga ‘Linja e Këshillimit’.

Ndërkohë avokati Gentian Sejrani tha se duhet më shumë sensibilizm në zonat rurale për dhunën ndaj grave. Serjani shtoi se ligjet në vendin tonë janë te ratifikuara, por shtoi ai nuk kemi akoma një mjet të mirë që mund të jenë gjithpërfshirëse në shumë drejtime.

‘Duhet më shumë sensibilizim në zonat rurale. Kuadrin ligjor e kemi si nga vendet e BE-së apo të zhvilluara. Shqipëri ai ratifikon, pro ka trefishim të lëshimit të urdhrave të mbrojtjes. Nga gjykata shohim se edhe vetë gjykatësit ndihen të pafuqishëm të japin vendime. Ata jetojnë në një godinë sërish, kur jeton me të njëjtën godinë. Nuk ka akoma politika të mirëfillta për të integruar këtë grua, pasi nuk do të jetojë më në atë banesë me atë të cilin e dhunon. Ne nuk kemi akoma një mjet të mirë që mund të jetë gjithëpërfshirës në shumë drejtime. Ne e kemi në ligjin për strehimin sociale, por a fiton realisht. Gjykatësit apo gjykatëse nuk bëjnë asgjë më shumë por konfirmojnë direkt urdhrin e mbrojtjes.’- tha Gentian Sejrani, avokat për të Drejtat e Njeriut.

Nga ana tjetër, Xhoi Jakaj, pedagoge u shpreh se urdhrat mbrojtës shpesh herë bëhen edhe një lloj indikatori dhunues.

Nuk zgjidhet dhuna vetëm me sensibilizim. Urdhrat mbrojtës bëhen edhe një lloj indikatori dhunues. Përpos strukturave të policisë nuk janë në koherencë në momentin kur ndodh dhuna. Ky bëhet një shkas për të agravuar situata dhe dhuna të kthehet sistematik. Si mund ta zhdukësh dhunën kur jeton në një banesë.’- tha pedagogia Joi Jakaj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë