Avokati Gentian Sejrani në një prononcim për mediat tha se nga 23 të shoqëruarit, 4 prej tyre janë në paraburgim.
"Ata akuzohen për tre vepra penale: shkatërrim prone, pengim i qarkullimit dhe prishje e qetësisë publike.
Dy nga personat kanë deklaruar që nuk kanë lidhje me shkatërrimin e pronës, dhe thonë se u morën teksa ishin në kafe.
Dy nga të arrestuarit janë Romario Dushi dhe Niko Qarko. Ata do të rrinë në paraburgim për 72 orë pastaj do të jenë në gjykatë nëse është e ligjshme apo jo masa e arrestit", tha ai.
Ai shtoi se e njëjta masë mund të merret edhe për pjesën tjetër të protestuesve.
Lajmi kryesor:
Eskalon protesta/ Deputetët e PS rrethohen brenda Kuvendit, sulme me vezë! Gurë ndaj policisë, protestuesit shpërndahen me ujë e gaz! 23 të shoqëruar, 8 prej tyre u arrestuan! 15 efektivë të lënduar (VIDEO)











