Regjistrohen 3 raste të reja të dhunës në familje dhe për përndjekje. Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 33 vjeç, banues në Ballsh. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait tij, shtetasit Y.M, 66 vjeç.
Po ashtu nga Komisariati i Lushnjës është arrestuar në flagrancë shtetasi me iniciale S.GJ., 29 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases N. Gj.
Gjithashtu, nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, u bë ndalimi i shtetasit R.C., 40 vjeç, banues në Mallakastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi prej një periudhe rreth 6 mujore ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen O. B.