Dhuna në familje çdo ditë në rritje, 13 institucione në Lezhë bëhen bashkë kundër fenomenit

Rastet gjithnjë në rritje të dhunës më bazë gjinore kanë nxitur institucionet në Lezhë të bashkërendojnë punën për të frenuar këtë fenomen mjaft shqetësues për shoqërinë. Bashkia Lezhë së bashkua me aktorë lokal nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mbi “Mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Duke e konsideruar si një fenomen tejet shqetësues dhunën, përfaqësuesit e institucioneve janë të bindur se bashkëpunimi mes tyre do të japë ndikim pozitiv në këtë drejtim. Vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar 20 raste të cilat janë denoncuar nga gratë, por ky numër është shumë më i madh pasi shumë raste nuk janë denoncuar në polici.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje mes 13 institucioneve forcon bashkëpunimin ndërinstitucional, në drejtim të parandalimit dhe menaxhimit të rasteve të dhunës në familje. Kjo nisëm erdhi në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen