Dhuna në familje, Klosi: Më
shumë guxim për t'a denoncua

Dhuna në familje, Klosi: Më<br />shumë guxim për t'a denoncua
​"Gruaja dhe fëmija janë shumë të shtrenjtë për t'u dhunuar. Një thirrje kombëtare: Të bëhemi bashkë për të jetuar në një shoqëri pa dhunë". Kështu u shpreh sot ministri i Mirëqenies dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë aktivitet "Kundër Dhunës në Familje". Klosi iu referua disa rasteve të dhunës në familje, ndërsa e cilësoi të dhimbshme dhunimin e nënës së dy fëmijëve, Marselës nga Vlora, e cila u rrah barbarisht nga bashkëshorti i saj.
 
"Të gjithë u tronditëm kur pamë në mes të ditë dhunimin e një gruaje në sy të fëmijëve. Morëm masa menjëherë për trajtimin psikologjik të saj, punësimin. Marsela, emrin e saj e mbani mend, brenda dramës së saj është një rast suksesi dhe prova e jetuar se institucionet në partneritet me organizatat e Shoqërisë Civile i dhanë një zgjidhje Marselës. Zgjidhja është aty, por për ne kjo nuk mjafton, është shumë larg kërkesave tona, të një shoqërie europiane. Çdo shfaqje të dhunës ta bëjmë zgjedhje të kujtdo që sot është në dhunë.
 
Fushata që lançojmë sot e shtrijmë në të gjithë Shqipërinë me sloganin "Unë zgjedh të jetoj pa dhunë". Do të jetë një apel kombëtar kundër çdo shfaqje të dhunës në familje, një mesazh për një familje të shëndoshë. Viktimat e dhunës jo vetëm u ofrohet shërbim, por mekanizmat e referimit të dhunës janë tashmë të ngritura në 29 nga 61 bashki",
u shpreh Klosi.  
 
Ai theksoi se për 2016-ën ka rritje të rasteve të dhunës në krahasim me një vit më parë.
 
"Për periudhën Janar-Shtator 2016, janë 3195 raste raste dhunë në familje, pra pak më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Në vitin 2015-ë janë referuar 2 869 raste të dhunës në familje", theksoi ai.
 
Ministri Klosi theksoi se tashmë ka më shumë guxim nga shoqëria për të denoncuar dhunën brenda familjes. Në funksion të këtij sistemi do të jetë edhe ngritja e Linjës së Këshillimit, një nismë kjo e Ministrisë së Mirëqenies për trajtimin e grave të dhunuara.
 
"Është fakt që tashmë kemi më shumë guxim të denoncojmë, institucionet mirëpresin denoncimin dhe shoqëria reagon si një e tërë në çdo raste dhune. Ky është tregues i rritjes së besimit se pas denoncimit ka mbrojtje. Ngritja e linjës së këshillimit që do të firmosim sot, do të jetë në funksion të këtij sistemi".
 
Klosi tha se qeveria e ka nisur nga vetja trajtimin e barabartë të grave, duke iu referuar anëtareve ministra të kabinetit qeveritar dhe deputeteve në Kuvendin e Shqipërisë.  
 
"Kemi gra në kabinetin qeveritar. Për herë të parë kemi kaq shumë gra deputete, në këshilla bashkiake. Jemi i pari vend në botë që kemi barazi mes grave dhe vajzave në këshillat bashkiakë. S'e kemi vënë në diskutim pse një grua mund të drejtojë ministrinë e mbrojtjes, arsimit, teknologjisë, s';është më një debat, por një arritje e madhe që po çon drejt një barazie të plotë administratën publike drejtuese dhe po çon drejt një pushimi të ëmbël "portokalli", të cilën ne burrat duhet të jemi mirënjohës dhe duhet ta mirëpresim. Kemi një grua Gjenerale të dekoruar nga ministrja Kodheli. Kemi jo pak gra e vajza sipërmarrëse të suksesshme", theksoi Klosi. 

Në mbyllje të këtij aktiviteti, ku merrnin pjesë dhe kryeministri Edi Rama e ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, ministri i Mirëqenies, Blendi Klosi nënshkroi marrëveshjen për ngritjen e Linjës së Këshillit me drejtoren e kësaj agjencie, Iris Luarasi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri