Dhuna në familje, për 48
orë denoncohen 29 raste

Dhuna në familje, për 48<br />orë denoncohen 29 raste
TIRANË - Dhuna në familje është kthyer në një fenomen të rëndë. Brenda 48 orësh, Policia e Shtetit ka identifikuar jo pak por 29 raste të dhunës në familje, duke arrestuar në flagrancë 6 persona ndërsa tre janë duke u hetuar në gjendje të lirë.

Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se, aktualisht është duke iu kushtuar një vëmendje e veçantë këtij fenomeni të shqetësues dhe të rëndë njëkohësisht për shoqërinë shqiptare.

Parandalimi i krimit në familje, është një ndër prioritetet e Policisë së Shtetit, ndërkohë që gjatë takimi që ministri Sajmir Tahiri pati me drejtuesit e policisë, u la si detyrë minimizimin e kësaj vepre penale, thanë burime zyrtare nga Ministria e Brendshme.

“Vetëm gjatë 48 orëve të fundit shërbimet e policisë kanë ndërhyrë në 29 raste të dhunës në familje apo shkeljes së urdhrave të mbrojtjes në të gjithë vendin. Policia ka arrestuar në flagrancë 6 persona, të cilët kishin ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre, ndërsa 3 persona të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë”, bëjnë të ditur burimet zyrtare nga Ministria e Brendshme. Ndërkaq, që dy persona u kapën pasi ishte shpallur në kërkim për shkelje të Urdhrit të Mbrojtjes, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim për të njëjtën vepër penale.

Gjatë identifikimit të rasteve, 22 të tilla dhuna është ushtruar ndaj bashkëshortëve ndërsa në 7 raste ndaj prindërve apo pjesëtarëve të tjerë të familjes. Gjithashtu policia ka plotësuar vetëm gjatë 48 orëve të fundit 19 kërkesë-padi për lëshime të urdhrave të mbrojtjes sipas kërkesave të bëra nga familjarët e dëmtuar.

“Policia e Shtetit do të vijojë të ketë në mënyrë të veçantë në fokusin e punës së saj fenomenin e dhunës në familje, për të neutralizuar këtë fenomen që në nisje të tij, pa u lënë hapësirë situatave për të kaluar në ngjarje më të rënda dhe me pasoja për jetën e familjarëve”, përfundoi deklarata e bërë publike nga Ministria e Brendshme.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit