/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Korçës në kuadër të luftës kundër dhunës në familje, ndërhyri mbrëmjen e djeshme në tre raste.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin A.G, vjeç 36, banues në fshatin Sovjan, sepse xhaxhai N.G, vjeç 77 , në mënyrë te vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.
Po ashtu, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit tëmenjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin A.G, vjeç 36, banues në fshatin Sovjan, sepse djali i xhaxhait A.G, 38, në mënyrë te vazhdueshme kaushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.
Së fundmi, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen B.K, vjeç 34,   banuese në fshatin Porodinë, sepse ish bashkëshorti V.F, vjeç 36, në mënyrë të vazhdueshme kaushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.