Inaugurohet zyra e ndihmës ligjore në Ministrinë e Drejtësisë dhe ajo e koordinimit për trajtimin me efikasitet të rasteve të dhunës në familje.

Në ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë, nënshkruan një marrëveshje e cila parashikon bashkëpunim mes institucioneve me qëllim dhënien e ndihmës në kohë reale të çdo rasti. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, u shpreh se kjo nisëm ndikon në besueshmërinë e sistemit të drejtësisë. 

Ndërsa Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh se nevojitet një adresim në kohë të shpejtë mes institucioneve. "Adresim më të mirë rasteve të dhunës në familje, dhunës ndaj vajzave dhe grave. Kjo zyrë do të jetë një derë e hapur e shtetit, një mekanizëm më i mirë për të adresuar më shpejt rastet e dhunës në familje. Kjo zyrë do të shërbejë si një Task-Forcë. Ndaj jemi shpresë plotë se ky mekanizëm i ri do ndihmojë në koordinimin e veprimeve mes institucioneve", u shpreh Manastirliu. 

Zyra e ndihmës ligjore do të ngrihet pranë Ministrisë së Drejtësisë do të koordinohet nga një ekip i përbërë nga 3 ministri dhe do të shërbejë si një Task-Forcë që do të kryejë shërbime për pritje për qytetarët, që referojnë probleme të dhunës, referim dhe adresim në institucionet përgjegjëse dhe mekanizmat koordinuese ndërsektoriale.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com